Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hadithe per misvakun

Hadithe per misvakun

misvaku

22- (Sahih) Na ka treguar Ebu Kurejb, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Muhamed ibën Amër: Nga Ebi Selemeh, Nga Ebi Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:“Sikur mos t’a rëndoja popullin tim, do t’i urdhëroja ata t’a pastronin gojën me misvak para çdo namazi.” Këtë hadith e ka transmetuar edhe Muhamed ibën Is’hak: Nga Muhamed ibën Ibrahim: Nga Ebi Selemeh: Nga Zejd ibën Halid: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Hadithi i Ebi Selemes nga Ebi Hurejra dhe Zejd ibën Halid, nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), që të dy ato hadithe janë të sakta tek unë, sepse ky hadith është përcjellë edhe në formë tjetër nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) Në këtë temë ka hadith edhe nga Ebu Bekër es-Siddik, Aliu, Aisha, Ibën Abasi, Hudhejfe, Zejd ibën Halid, Enesi, Abdullah ibën Amër, Ibën Umeri, Umu Habibeh, Ebu Umameh, Ebu Ejubi, Temmam ibën Abas, Abdullah ibën Handhaleh, Umu Selemeh, Vathileh dhe Ebu Musa. [“Ibën Maxheh” (287):?].

23- (Sahih) Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Muhamed ibën Is’hak: Nga Muhamed ibën Ibrahim: Nga Ebu Selemeh: Nga Zejd ibën Halid el-Xhuhenij, ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) të thotë:“Sikur mos t’a rëndoja popullin tim, do t’i urdhëroja ata t’a pastronin gojën me misvak para çdo namazi dhe do t’a vonoja namazin e jacisë (darkës) deri në një të tretën e parë të natës.” Prej asaj kohe, Zejd ibën Halid prezentonte faljet në xhami dhe e mbante misvakun e tij mbi vesh, ashtu si mban shkruesi lapsin e tij. Nuk ngrihej të falej vetëm se pasi pastronte gojën me misvak dhe pastaj e kthente në vendin e tij. Ky hadith është Hasen Sahih. [“Sahih Ebi Daud” (37)].

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pema e sidrit
Tags:

Categories

Archives