Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Hadithe mbi hixhamen?


Hadithe mbi hixhamen?


Hadithe mbi hixhamen?

01. Ebu Hurejre e transmeton hadithin në të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: “Ky (hixhami) është ilaç për çdo sëmundje” Tirmidhiu në Sunnen, nr. 2052; Ebu Davudi, 3860; Ibn Maxheh, 3483; Ahmedi, 3/119, me sened sahih. Të sakt e ka vlerësuar Hakimi me të cilin është pajtuar Dhehebiu

02. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar praktikimin e lëshimit të gjakut (hixhame): “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” Hadithin e transmeton Buhariu.

 

03. Aliu r.a. ka treguar se meleku Xhibril a.s. ishte ai që e ka përcaktuar lëshimin e gjakut të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s. në kupëzore me anë të prerjes sipërfaqësore të lëkurës. (Buhariu, 10/128, në hadithin të cilin e tregon Abdullah bin Buhajre )

04. Nga Ibn Abbasi, r.a., transmetohet që ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s., personit që ia bëri hixhamin i dha kompensim material, e sikur kjo të ishte e përbuzur nuk do t’ia jepte”. (Buhariu, Sahih -“el-Ixhara”, nr.2158; Muslimi, Sahih -“el-Musakat”, nr. 1202)

 

5. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë:”Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës (flebotomia). Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit.”(Buhariu dhe Muslimi)

06. Ndërsa imam Ahmedi, El-Hakim i cili e saktëson dhe Ibn Merdeuejh transmetojnë nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) transmeton se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më urdhëruan për të bërë hixhame.” Ndërsa në një transmetim “më thanë: urdhëro umetin tënd për hixhame.”

Tregohet se një beduin i është ankur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, për kokëdhimbje të madhe, e ku i është përgjigjur “Bën Hixhami!”.

Ibn Maxhe thotë se e ka dëgjuar Ibn Omerin duke thënë: “Është mire të kujdesesh për gjakun tënd, pra ma thirni njeriun që e bën këtë, as shumë të moshuar e as shumë të ri, sepse unë personalisht e kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem , duke thënë: “Lëshimi i gjakut kur barku është i zbrazët është ilaç më i mire.” Kjo është më e sigurtë dhe e urtë.

Sa i përket ditës kur është më e mirë të praktikohet hixhamja, Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush bën hixhame ditën e shtatëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, ose njëzet e një të muajit, do të shërohet nga çdo sëmundje.” Këtë hadith e transmeton Davudi.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Hixhame dhe 13 semundjet !!!

Categories

Archives