Friday, 22/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gyl: OKB – Jo efektive

Gyl: OKB – Jo efektive

gyl

Presidenti turk Abdullah Gyl tha të premten se OKB-ja kishte humbur reputacionin e saj në mënyrë të konsiderueshme pasi ajo mbetet e heshtur mbi konfliktet botërore, veçanërisht ato në Lindjen e Mesme.

Duke komentuar mbi vendimin e Arabisë Saudite për të refuzuar ulësen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB, vetëm disa orë pasi ajo u zgjodh si një nga dhjetë anëtarët jo të përhershëm, Gyl tha se Arabia Saudite donte që të tërheqë vëmendjen e botës duke treguar se OKB nuk po punon si dhe sa duhet.

“Ata morën një vendim i cili është për tu respektuar” tha Gyl dhe shtoi se OKB-ja ka humbur reputacionin e saj duke heshtur mbi tragjeditë e mëdha që kanë përfshirë njerëzimin.

Arabia Saudite, e cila u zgjodh si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, hodhi poshtë këtë ofertë duke e akuzuar OKB-në për mos efikasitet në trajtimin e konflikteve ndërkombëtare. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pierre Vogel-Salahuddini i Gjermanise

Categories

Archives