Tuesday, 12/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Guantanamo: Të burgosurit në grevë të urisë për shkak se rojet përdhosën Kuranin

Guantanamo: Të burgosurit në grevë të urisë për shkak se rojet përdhosën Kuranin

Guantanamo: Të burgosurit në grevë të urisë për shkak se rojet përdhosën Kuranin

Zyrtarët në objektin ushtarak amerikan të paraburgimit në gjirin Guantanamo, në Kubë, thonë se një grevë urie e të burgosurve është në rritje. 31 të burgosur tani janë duke marrë pjesë në grevë. Ushtria amerikane thotë se ka filluar të ushqejë me forcë të paktën 11 prej tyre.

Zyrtarët në Guantanamo thonë se 6 deri bë 12 të burgosur bëjnë në grevë urie çdo muaj, por numri i atyre që refuzojnë të hanë tani është rritur.

Greva e urisë filloi pasi rojet e burgut muajin e kaluar kryen atë që zyrtarët thonë se ishte një kërkim rutinë për sende të ndaluara. Të burgosurit pohojnë se rojet përdhosën kopje të librit të shenjtë mysliman, Kuran.

Rasti tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi avokatët e të burgosurve u ankuan.

Një zëdhënës i qëndrës së paraburgimit Guantanamo, kapiteni Robert Durand, thotë se në grevë tani janë përfshirë 30 të burgosur, nga 6 fillimisht.

Zyrtarët në objektin e paraburgimit thonë se kërkimi në muajin shkurt u bë sipas procedurës dhe rojet nuk prekën ndonjë nga librat e shenjtë myslimanë.

Kërkesat e të burgosurve përfshijnë një ndjesë nga autoritetet, dhe rregulla të reja që përjashtojnë Kuranin nga kontrollet.

Kapiteni Durand thotë se këto janë kërkesa që zyrtarët e qendrës së paraburgimit nuk mund t’i plotësojnë.

“Ne nuk do të pranojmë se shpërdorimi i Kuranit ka ndodhur. Ne nuk mund të përjashtojmë Kuranin nga kërkimi, sepse mendojmë se libri është vend i përsosur për të fshehur gjërat që mund të përdoren për të dëmtuar veten apo rojet, dhe ne do të vazhdojmë për të kryer kërkime në mënyrë të respektueshme siç kemi vepruar për 11 vjet. ”

Avokatët për të burgosurit thonë se ata besojnë se numri i grevistëve të urisë është më i lartë se sa shifra që raportojnë zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Në objektin në bazën detare amerikane në gjirin e Guantanamos, mbahen166 të burgosur pa gjyq si luftëtarë armiq. Burgu i Guantanamos ka qenë subjekt i protestave të shumta nga aktivistë amerikanë e ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Categories

Archives