Monday, 16/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Gruaja e bukur”



“Gruaja e bukur”

gruaja e bukurNje djale i tha babait te tij: Kam njohur nje vajze dhe dua te martohem me te. Ajo eshte shume e bukur dhe ka nje shikim lakmues.
Babai i tha: Ne rregull biri im, le te shkojme dhe ti kerkojme doren per martese.
Kur babai e pa vajzen, ai e admiroi bukurine e saj dhe i tha djalit te tij: -Ti nuk e meriton kete femer, ajo ka nevoje per dike qe ka eksperience ne jete, per dike si une. Djali u habit nga qendrimi i babait te tij dhe i tha: -Ajo do martohet me mua jo me ty! Ata filluan te grindeshin dhe me ne fund vendosen te shkonin ta zgjidhnin kete ne polici. Kur e degjuan versionin ne polici u thane silleni vajzen qe ta pyesim rreth kesaj.
Kur oficeri i policise pa bukurine e rralle te kesaj vajze ju tha: Ju nuk e meritoni kete femer, asaj i nevojitet dikush qe ka prestigj si une dhe te tre burrat filluan te grinden, keshtuqe vendosen ta conin ceshtjen te ministri.
Kur e pa ministri tha: Kjo femer meriton te martohet me nje minister si une dhe te kater burrat filluan te grinden.
Kur udheheqesi i vendit degjoi per kete problem i ftoi ata qe ta zgjidhte problemin, por kur pa ate femer tha:
-Kjo do te martohet me mua!
Kur te peste burrat filluan te grindeshin, me ne fund vajza foli dhe tha: -Une kam zgjidhjen per ju. Do te filloj te vrapoj dhe kush nga ju me kap i pari do te jete burri im.
Ajo filloi te vraponte djali, babai, oficeri, ministri dhe udheheqesi u nisen me shpejtesi per ta kapur ate, por papritur te peste burrat rane ne nje grope te thelle. Atehere vajza u afrua nga lart e ju tha:
– Une jam Dynjaja, Jeta e kesaj bote. Shumica e njerezve qe me kane njohur jane perpjekur te me kene, te me kapin, kane garuar per mua… Dhe duke bere kete, shumica kane harruar besimin e tyre, kane shkelur dashurite e tyre, njerezit e tyre me te afert, derisa te arrijne ne gropen e tyre dhe kurre nuk kane per te me pasur mua…

Pra le te mos harrojme se ne kete bote jemi thjeshte kalimtare dhe t’ju kushtojme vemendje gjerave qe vertet kane rendesi!









Categories

Archives