Saturday, 16/2/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Gratë Janë Sikur Yjet Në Qiell



Gratë Janë Sikur Yjet Në Qiell

Gratë Janë Sikur Yjet Në Qiell
“Buzëqeshja ndaj motrës tënde është bamirësi.”

Muslimanja e mirë është ajo që e trajton bashkëshortin e saj njerëzisht dhe i bindet atij pas bindjes ndaj Zotit.

I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ishte pyetur se cila është gruaja më e mirë. Ai tha: “Ajo që të bën të lumtur kur ta shikosh, që ju bindet kur kërkoni të bëjë diqka, dhe e cila nuk e kundërshton bashkëshortin në një mënyrë që ai nuk e pëlqen sa i përket vetes ose pasurisë së tij”

Kur Allahu i Lartësuar i shpalli këto fjalë:
“Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin…” (Kur’ani: Tevbe, 34)

Umeri dhe Theubani pasi e dëgjuan këtë ajet shkuan tek i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Omeri i tha të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “O i Dërguar i Allahut, ky ajet i ka frikësuar shokët e tu.” I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) tha: “A t’ju tregoj dicka që është thesar i burrit? Një grua e mirë, e cila e kënaq kur ta shikon atë, kur t’i thotë që të bëjë diqka ajo i bindet, dhe nëse ai është larg shtëpisë ajo është besnike.”





I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë së pranimi i një gruaje në Xhennet varet nga kënaqja e bashkëshortit të saj me të. Ummu Selma (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!)ka thënë: “Cdo grua që vdes derisa bashkëshorti i saj është i kënaqur me të, ajo do të hyjë në Xhennet.” Atëherë bëhu një grua e tillë dhe ti do të jësh e lumtur.

“Ka vend për ty në reshtin e parë, nëse ti bën cmos që të jesh e përsosur në të gjithë atë që e bënë”

“Ti Mund Të Bëhesh Gruaja Më e Lumtur Ne bote

Autor: Aid el-Karni