Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Google ridizajnon faqen e logimit në Gmail

Google ridizajnon faqen e logimit në Gmail

Google ka vendosur të ridizajnojë faqen e logimit të postës elektronike Gmail. Tashmë forma e aksesit të llogarisë është e vendosur në qendër të faqes ueb. Përdoruesit mund të venë re se dizajni i ri është i ngjashëm me atë të aplikacionit mobil të Gmail.

gmail shqip

Përveç përditësimit të dizajnit, Google ka aktivizuar dhe ruajtjen e historikut të logimit që lejon përdoruesit thjesht të vendosin fjalëkalimin për të aksesuar një llogari të caktuar në Gmail. Për të kuptuar më mirë mënyrën e funksionimit në vazhdim po iu tregojmë dritaren që do të shfaqet ndaj përdoruesit në momentin e daljes nga llogaria.

Ndryshimi më i rëndësishëm i faqes së logimit në ueb është realizuar në muajin maj kur Google filloi të promovonte aplikacionet mobile. Ja se si dukej faqja para përditësimit.

Ky përditësim nuk është i vetmi për Gmail. Së fundmi është raportuar edhe testimi i opsionit “Sign in to Chrome” që do të shfaqet kur përdoruesit e Chrome të aksesojnë llogarinë e e-mailit. /PCWorld Albanian/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si t'i lidhni dy kompjutera me një wireless?

Categories

Archives