Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Google dhe Microsoft kunder abuzimit me femijet

Google dhe Microsoft kunder abuzimit me femijet

Kompanitë amerikane që zotërojnë dy prej motorëve më të mëdhenj të kërkimit në internet, “Google” dhe “Microsoft Bing” arritën një marrëveshje që synon kufizimin e rezultateve që shfaqin imazhe të abuzimit me fëmijët. Sipas paktit, rreth 100 mijë fjalë kyçe që gjejnë këto materiale të paligjshme, nuk do të japin më rezultat. Gjithashtu, do të dalin paralajmërime në të cilat thuhet se kërkimi i imazheve me abuzime me të miturit, është i paligjshëm.

google microsoft shqip

Dy kompanitë prezantuan algoritme të reja, të cilat parandalojnë kërkimet në fjalë. Sipas shefit ekzekutiv të “Google”, Erik Shmid, këto ndryshime synojnë të shmangin abuzimet seksuale me fëmijët.

“Gjithashtu, ne së shpejti do t’i prezantojmë këto ndryshime në 158 gjuhë të botës, kështu që ndikimi do të jetë global”, shpjegoi Shmid.

Në qershor të këtij viti, një raport tregonte se shpërndarësit e këtyre imazheve abuzuese përdorin rrjete të kodifikuara interneti dhe metoda të tjera të fshehta. “Google” dhe “Microsoft” kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë me agjenci anti-krim në Britani e disa vende të tjera, si dhe me Fondacionin e Vëzhgimit të internetit, për t’i zbuluar këto rrjete, të cilat abuzojnë me të miturit.

Categories

Archives