Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gmail për Android së shpejti me reklama


Gmail për Android së shpejti me reklama


gmail shqip

Kur gjurmonim në aplikacionin e përditësuar Gmail në APK Teardown të paraqitur disa ditë më parë, aty ishte një dëshmi e qartë që sistemi së shpejti mund të fillojë të paraqes reklama në folderin Promotions sikur Gmail për desktop.

Akoma nuk është treguar se sa kohë do t’i duhet Google që të fillojë t’i paraqes ato, por disa përdorues të parë janë që tani duke i paraqitur reklamat.

Këto reklama duken sikur e-maile, por ngjyra është ndryshe dhe është një “bexh” që e shënjon atë si një reklamë. Reklamat në folderin Promotions në desktop duket pothuajse të njëjta.

APK Teardown po ashtu zbuloi një rrugë për të ruajtur ose larguar reklamat, por nuk është e qartë nëse ajo është ende duke u përdorur.

Nëse është duke u përdorur, ne ende nuk kemi ndonjë pamje që ta vërejmë se si funksionon. Këto reklama duhet të paraqiten vetëm në pjesën e sipërme të folderit Promotions në Gmail.

Nëse nuk e përdorni atë folder, reklamat asnjëherë nuk duhet të ju paraqiten.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Samsung shet 5 milionë Galaxy Note 3

Categories

Archives