Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjysmë milioni euro për “inventar të imët”, ku shkojnë paratë e Fondit Pensional?


Gjysmë milioni euro për “inventar të imët”, ku shkojnë paratë e Fondit Pensional?


fondi pensional

Në ueb faqen e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor ka tre vjet që nuk publikohen llogaritë përfundimtare për të hyrat dhe të dalat vjetore. Insitucioni i cili drejtohen nga funksionarët e BDI-së në degën e Cairit, Bekim Neziri në postin e drejtorit dhe Beqir Hasani si anëtar i Këshillit Drejtues, për herë të fundit kanë publikuar llogarinë përfundimtare për vitin 2009.

Pikërisht për vitin 2009, në kohën kur në krye të Fondit ishte drejtori Isni Jakupi nga Saraji, janë paraqitur shpenzime marramendëse. Rreth 360.000 euro janë shpenzuar vetëm për inventar të imët. Mbi 540.000 euro për mirëmbajtje dhe 456.000 euro “shpenzime të tjera”.

Mes shpenzimeve vërehet edhe transakcioni prej rreth 75.000 euro për organizatat joqeveritare.

Nuk është e qartë nëse shpenzimet e tilla të palogjikshme dhe të dyshimta vazhdojnë edhe pas vitit 2009, pasi prej ardhjes së Bekim Neziri në krye të Fondit Pensional Invalidor, llogari e tillë përfundimtare nuk është publikuar, dhe opinioni nuk ka qasje deri te ndonjë raport i detajuar për shpenzimet e Fondit pensional.

Fondi Pensional Invalidor ka buxhet vjetor prej 680 milion euro, prej të cilave pjesa më e madhe, apo 670 milion euro shkojnë për pensione, rreth 4,4 milion euro për paga dhe qira, dhe pjesa tjetër, gjegjësisht 5,6 milion euro shpenzohen për qëllime të tilla si “inventar i imët”, “mirëmbajtje” apo “të tjera”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Qytetarët vitin e kaluar harxhuan 90 mln euro nëpër bastore!

Categories

Archives