Tuesday, 16/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjumin jua kemi bërë për prehje

Gjumin jua kemi bërë për prehje

” dhe gjumin jua kemi bërë për prehje.” (Nebe, 9)
“Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë si shenjë sigurie nga ana e Tij” (Enfal, 11)
“Allahu e ka bërë natën që ju të pushoni, ndërsa ditën e ka bërë të ndritshme për të parë. Vërtet, Allahu është Dhurues i madh ndaj njerëzve” (Gafir, 61)

Disa truke kundër çrregullimit të gjumit

Gjumi është pjesë integrale dhe e pazëvendësueshme e jetës sonë. Por si pasojë e faktorëve të jashtëm të tilla si zhurma, nxehtësia dhe sidomos stresi ju mund të keni shqetësime. Për çrregullimet e gjumit, ekzistojnë disa medikamente natyrale, të cilat mund t’iu ndihmojnë të flini përsëri.

Shkaqet e pagjumësi janë të ndryshme dhe për pasojë trajtimet e përdorura janë gjithashtu të ndryshme. Një çrregullim kalimtar mund të trajtohet me një çaj kamomil të mirë ose lulebliri.

Nëse çrregullimi i gjumit është i vazhdueshëm, trajtimi afat-gjatë me lule portokalli, lule limoni apo murrizi është i nevojshëm. Ky ilaç bimor mund të merret si çaj, ose kapsulë.
Stresi është një nxitës i problemeve me gjumin.

Kështu që në këto raste këshillohet marrja e vitaminave, magnezit, manganit, të cilat do t’iu ndihmojnë për të rivendosur qetësinë. 

Categories

Archives