Wednesday, 19/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjumi i drekës! Studimi shkencor dhe praktikimi nga profeti Muhammed alejhi selam



Gjumi i drekës! Studimi shkencor dhe praktikimi nga profeti Muhammed alejhi selam

Gjumi është një ndër argumentet e pa kontestueshme që të bëjnë të besosh Zotin e Gjithësisë kjo për shkak se gjatë afatit të gjumit njeriu shlodhet dhe përfiton shumë dobi. Sot me evolimin e shkencës janë kryer shumë studime në fusha të ndryshme dhe një prej tyre është studimi rreth gjumit të drekës. Gjumi pas drekës percillet të ketë qënë praktike e Profetit Muhammed alejhi selam, siç është transmetuar në ndodhinë e gjumit të tij ne shtepine e Enesit (radija Allahu anhu). Gjithashtu është saktesuar nga Sehl bin Seadi se ata (te paret tane) e praktikonin gjumin e kajlules ne diten e xhuma, pas faljes se xhumase. Gjatë kohëve të fundit është kryer një studim rreth dobive dhe rëndësisë të gjumit të drekës.

Në studim morën pjesë rreth 370 persona mbi moshën 60 vjeçare dhe që vuanin prej prej hipertensionit arterial, u vu re se ata që flinin pak kohë pas vaktit të drekës, kishin më pak luhatje të tensionit krahasuar me ata që nuk flinin gjatë drekës.Nga ana tjetër, pacientët që flinin pas dreke, kishin një rënie prej 5% të vlerës maksimale të tensionit që mund të arrinin. Edhe pse mund të duket një përqindje tepër e vogël, në realitet edhe një rënie shumë e vogël me 2 mmHg e presionit sistolik mund të ndikojë pozitivisht në rënien e riskut për iktus apo infarkt miokardi. Arteriet e pacientëve që flinin gjumë pas vaktit të drekës, u panë më pak të dëmtuara dhe më të shëndetshme.

Një prej mjekëve pranë këtij spitalit këshillon se kohëzgjatja e fjetës gjatë drekës nuk duhet të jetë shumë e gjatë. Por në ditët e sotme jo të gjithë e kanë të mundur të flenë gjatë drekës për shkak të angazhimeve të tyre ditore. Përmirësimi i hipertensionit, normalisht sjell me vete edhe reduktim të rrezikut për iktus dhe infarkt miokardi. Kjo gjë shoqërohet edhe me zgjatje të jetës. Ndaj, mundohuni që sa herë t’ju jepet mundësia, të flini gjatë pasdites.Të flesh pas vaktit të drekës, të zgjat jetën.

Studiuesit kanë publikuar rezultatet e studimit të lidhur me rëndësinë e gjumit të pasdites. Rëndësia më e madhe është i është kushtuar pikërisht aparatit kardiovaskular, kjo edhe për shkak të specialitetit të mjekut në fjalë.Në studim, në 370 persona të përfshirë mbi moshën 60 vjeçare dhe që vuanin prej hipertensionit arterial, u vu re se ata që flinin pak kohë pas vaktit të drekës, kishin më pak luhatje të tensionit krahasuar me ata që nuk flinin gjatë drekës.

Nga ana tjetër, pacientët që flinin pas dreke, kishin një rënie prej 5% të vlerës maksimale të tensionit që mund të arrinin. Edhe pse mund të duket një përqindje tepër e vogël, në realitet edhe një rënie shumë e vogël me 2 mmHg e presionit sistolik mund të ndikojë pozitivisht në rënien e riskut për iktus apo infarkt miokardi. Arteriet e pacientëve që flinin gjumë pas vaktit të drekës, u panë më pak të dëmtuara dhe më të shëndetshme. . Përmirësimi i hipertensionit, normalisht sjell me vete edhe reduktim të rrezikut për iktus dhe infarkt miokardi. Kjo gjë shoqërohet edhe me zgjatje të jetës. Nëse ju jepet mundësia mund ta praktoni. Vetëm në sajë të studimeve të shumta shkenca ka publikuar dobitë rreth gjumit të drekës ndërsa kjo metodë është përcaktuar nga Profeti i fundit, Muhammedi alejhi selam. Zoti i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: ”

Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar” (El-Furkan 25, 1)





Allahu të shpalli ty Librin (Kur’anin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.” (Sure “Nisa”, ajeti 113)

“Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti, më parë, nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç’është besimi. Por atë (Kur’anin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robtë Tanë. Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë.” (Sure “Shura”, ajeti 52)

“O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” (Sure “Ahzab”, ajetet 45-46)