Wednesday, 26/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjumi është i ngjashëm me vdekjen



Gjumi është i ngjashëm me vdekjen

Meqë gjumi është i ngjashëm me vdekjen, ai nuk i përshtatet dhe nuk ka lidhje me të Përjetshmin, i Cili nuk vdes kurrë. Madje, gjumi nuk u përshtatet as banorëve të Xhenetit.

Kur janë në gjumë, njerëzit kanë nevojë të mbrohen nga çdo lloj e keqeje ose rreziku, dhe meqë vetëm Allahu është Ai që mund t‟ua plotësojë këtë nevojë, Pejgamberi (s.a.u.s.) na mësoi ne t‟i lutemi Atij duke shprehur mbështetjen tonë tek Ai, frikën ndaj Tij, besimin e plotë në mëshirën, ruajtjen dhe përkujdesin e Tij, si edhe dëshirën që këto fjalë të jenë të fundit para gjumit, pasi kështu, nëse njeriut i merret shpirti gjatë asaj nate, ai ka për t‟u futur në Xhenet.





Udhëzimi i Pejgamberit (s.a.u.s.) në këtë drejtim ka përfshirë të mirat për zemrën, trupin dhe shpirtin gjatë kohës së gjumit dhe qëndrimit zgjuar, për këtë jetë dhe jetën tjetër. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi atë, nëpërmjet të cilit ndjekësit e tij përfituan të gjitha llojet e së mirës