Saturday, 20/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjidhënia-një rrugë e dy punë(pjesa 1-dobite e femijes nga qumeshti i nenes)



Gjidhënia-një rrugë e dy punë(pjesa 1-dobite e femijes nga qumeshti i nenes)

qumeshti222

Përmbajtja:
1. Ushqimi me gji-fillimi më i mirë në jetë!
2. Qumështi i nënës e mbron fëmijën nga infeksionet
3. Qumeshti i gjirit parandalon aneminë nga mungesa e hekurit në 6 muajt e parë të jetës.
4. Qumështi i gjirit faktorë kryesor për rritjen mendore të fëmijëve
5. Qumështi i gjirit i bën femijët më intelegjentë
6. Qumështi i nënës parandalon obezitetin tek fëmijët
7. Qumështi gjirit pakëson rrezikun e astmës tek fëmijët
8. Foshnjat që ushqehen me gji, janë më të shëndetshëm gjatë jetës
9. Vajzat e ushqyera me qumësht gjiri rrëzikohen më pak nga kanceri
10. Qumështi i gjirit parandalon dhjamosjen e fëmijës në moshë të rritur.
11. Qumeshti i nënës ideal për foshjat e lindura para kohe
12. Qumështi i gjirit: përmban me pak kripë, zhduk 40 lloje qelizash kanceroze dhe ruhet i freskët deri në 4 ditë
13. Gjidhënia ndihmon nënat të kenë një trup më vital
14. Qumështi i gjirit zvogëlon rrëzikun e diabetit tipit 2
15. Gjidhënia te nëna zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit ovarial
16. Dhënia e gjirit zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër dhe tru
17. Me gjidhenie nëna largon stresin

Disa nga organizatat më të mëdha botërore si: World Health Organization, UNICEF, Academy of Breastfeeding Medicine, American Academy of Family Physician etj, rekomandojnë gjidhënien në menyrë ekskluzive per 6 muajt e parë te jetës. Nga lindja deri ne muajin e 6-të dieta e femijes duhet te permbaje 100% qumesht nëne, jo uje e jo lëngje. Nga muaji i 6-të e deri në muajin e 12-të, 50% qumesht nëne dhe 50% ushqim i rekomanduar nga mjeku. Nga muaji i 12-të deri ne muajin e 24-te, qumeshti i nënes duhet te përbejë 33% te dietës së femijës. Këto shifra na tregojne qartë se gjidhënia duhet të zgjasë dy vite te plota dhe ushqimet shtesë duhet të fillojnë pas muajit te 6-të me rekomandim nga mjeku dhe jo qe në muajin e dytë apo të tretë, siç po ndodh sot. Ne Kur’anin famëlarte Allahu thote: “Nenat, ato qe duan ta plotesojne gjidhenien, jane te obliguara t`u japin gji femijeve te vet dy vite te plota…”(2:233 ).
Hulumtime të ndryshme botërore dëshmojnë se nuk ekziston ushqim që e zëvendëson qumështin e gjirit të nënës. Kështu deklaron edhe Dr. Roch Lurins, profesor i pediatrisë në Universitetin Ronshister në Nju-Jork të SHBA-së, duke thënë: “Duhet ta dinë femrat se qumështi i gjirit është ushqimi më i preferuar i fëmijës dhe e mbron atë nga shumë epidemi.. Nuk ekziston në sipërfaqe të tokës ushqim biologjik që zëvendëson qumështin e gjirit.” Shtypi britanik pohon duke thënë: “Qumështi i gjirit vazhdon të jetë më i leverdishmi për fëmijën deri në moshën dyvjeçare, duke e ndihmuar fëmijën edhe me ndonjë ushqim përkatës që nga mosha katërmuajshe.” Duke u bazuar në Departamentit i shëndetësisë për burime njerëzore të Shteteve të Bashkuara, ushqimi me gjidhënie nga nënat ka shumë dobi sa i përket shëndetit të nënës dhe mbron nga një mori sëmundjesh, si infeksioni i veshit, astma, probleme me stomak, problemet me frymëmarrje, alergjitë e lëkurës, diabetin, si dhe vdekjen e papritur të foshnjës, e cila njihet edhe me emrin SIDS (sudden infant death syndrome).
Studimet kanë arritur në perfundimin se ushqyerja me gji ul në 20% vdeksmerinë e foshnjeve të sapolindura. Ketë e konfirmojnë hulumtuesit italian të mjekesisë prenatale dhe ata të Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Te nënat hulumtimet kanë zbuluar se rreziku është shumë më i vogël për ato që vuajnë nga diabeti tipi 2, kanceri i gjirit, kanceri ovarial si dhe depresione të ndryshme. Po ashtu është konstatuar se femrat që fëmijët e tyre i ushqejnë me gjidhënie janë më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, si dhe të faktorëve të tjerë përcjellës, siç është diabeti dhe sindromat metabolike. Studimet e kanë treguar se, veç tjerash, gjidhënia zvogëlon edhe rrezikun e e paraqitjes të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.
Disa përfitime tjera janë se fëmijët që rriten me qumësht gjiri, kanë një shkallë më të ulët të infeksioneve. Gjidhënia njëkohësisht është në gjendje të krijojë atë lidhje gati hyjnore që ekziston midis fëmijës dhe nënës. Fëmija “e njeh me erë nënën e vet” dhe në prani të saj ndihet i mbrojtur, i qetë dhe i lumtur. Një lidhje e tillë është mjaft e rëndësishme për zhvillimin e përshtatshëm nga pikëpamja psikike, emocionale dhe e ndjenjave në të ardhmen. Eshtë ushqim i gatshëm në çdo kohë, në temperature të përshtatshme dhe falas.

1. Ushqimi me gji-fillimi më i mirë në jetë!
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se qumështi i gjirit, është ushqimi më i mirë për foshnjet e sapolindura. Në orët e para mbas lindjes, specialistët e shëndetsisë thonë se nuk ka ushqim më të mirë për foshnjen e porsalindur se sa qumështi i nënës. Kulloshtra, siç e quajmë zakonisht, është mjaft i mirë për bebet sepse është i pasur me antitrupa. OBSH thotë se qumështi i gjirit i jep foshnjës të gjitha vlerat ushyese për të cilat ka nevojë gjatë 6 muajve të parë të jetës, dhe të paktën gjysmën e tyre gjatë gjashtë muajve të tjerë. Është një dhuratë që nëna e re i bën fëmijës së saj, duke e ndihmuar të mbrohet nga sëmundjet dhe të ketë imunitet gjatë gjithë jetës. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të ushqyerit me gji. Qumështi i nënës i jep imunitet fëmijës kundër shumë sëmundjeve, është i pasur me vitamina dhe minerale dhe ka yndyrë, përmbajtje karbohidratesh për të përmbushur nevojat e të porsalindurit. Por i porsalinduri dalëngadalë e përgatit veten për të provuar diçka të re. Pas gjashtë muajve të parë të jetës, fëmija do të jetë i gatshëm për të provuar ushqimin e ri, duke filluar nga lëngjet dhe ushqimet e buta. Filioni t’a ushqeni fëmijën tuaj menjëhere pas lindjes. Kjo do të ndihmojë që trupi juaj të prodhojë sasinë e mjaftueshme të qumështit, për të përmbushur nevojat e fëmijës që nga fillimi. Nuk ka mënyrë më të mirë për të stimuluar prodhimin e qumështit sesa të ushqyerit e shpeshtë. Ushqejeni fëmijën tuaj aq herë sa të ketë nevojë. Gjatë muajve të parë, fëmija ka nevojë të thithë më shpesh – çdo 1.5 – 2 orë. Sipas OBSH-së, qumështi i nënës duhet të jetë ushqimi i vetëm i fëmijës gjatë 6 muajve të parë të jetës së tij. Por ju nuk duhet ta ndaloni të ushqyerit me gji edhe pas kësaj periudhe kohore. Të ushqyerit me gji gjatë një harku kohor prej një viti do të sjellë mjaft rezultate të dobishme.


2. Qumështi i nënës e mbron fëmijën nga infeksionet
Qumështi i nënës është i pajisur me një sistem mbrojtës, në sajë të:
1. cilësive kundër inflamacionit (qumështi i nënës, falë disa lëndëve që përmban e zbut atë)
2. cilësive kundër infeksionit (sigurohen nga prania në qumështin e nënës të rruazave të bardha, trupëzave mbrojtës (IgA sekretore) lizosimat dhe laktoferrina. Në këtë mënyrë qumështi i nënës është në gjendje të mbrojë jo vetëm prej “armiqve” të jashtëm, por edhe atyre të brendshëm, të cilët nuk janë të pakët. Duhet të kujtojmë se qumështi i nënës nuk është steril, por agresiviteti i mikrobeve të përmbajtura në të, është “nën kontroll të rreptë”.) dhe
3. cilësive të rritjes së imunitetit (disa faktorë të pranishëm në qumështin e nënës (laktoferrina, nukleotidet, citokinat) ushtrojnë një veprim nxitës mbi sistemin imunitar, që i lejon fëmijës të mbrohet nga infeksione të ndryshme, pasi është ndërprerë ushqyerja me gji. Për shembull qumështi i nënës e mbron fëmijën nga infeksionet e veshit përreth 3 vjet pas ndërprerjes së gjirit. Kjo është një ndihmë e çmuar po të llogarisim se sa i shpeshtë është ky infeksion. Një studim ka treguar se të vegjlit mund të mbrohen nga infeksionet e mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes përreth 7 vjet, nëse janë ushqyer për 15 javë rresht pa ndërprerje vetëm me gji. Por ky fakt i fundit është ende më i bukur! Mund të të mbrojë për 10 vjet ndaj infeksioneve të shkaktuara prej Hemophilus influenzae, ndërkaq që diskutohet e diskutohet në botën shkencore mbi dobinë apo jo të vaksinës kundër këtij mikrobi. Cilësitë imunomoduluese të qumështit të nënës janë përgjegjëse për shpeshtësinë më të pakët në moshë të rritur të sëmundjeve të rënda imunitare, inflamatore dhe tumorale. Po ashtu në një studim thuhej se nëna, gjatë kohës që e ushqen me qumështin e saj foshnjën, e puth në duar, këmbë, bark ose shpinë, merr nga trupi i fëmijës disa lloje mikrobesh. Këto mikrobe, kalojnë nga goja e saj në stomak. E habitshme është se qumështi që prodhon nëna, përmban trupa që luftojnë mikrobet tek foshnja. Përzierja e ushqimit të nënës me mikrobet që merr nga fëmija, prodhojnë trupa mbrojtës të cilët gjenden në qumështin e nënës. Ndersa ne nje studim tjeter eshte zbuluar veprimi qumeshtit te gjirit si vaksine prof. dr. Lorensi, profesor i pediatrise ne Universitetin e Nju Jorkut thote: “Grate duhet te dine se qumeshti i ne¬nes eshte ushqimi me i mire per femijen. Ai femijes i jep imunitet te posacem dhe mbrojtje ndaj inflamacioneve virusale, te cilen ai nuk mund ta fitoje nga ndonje ushqim tjeter. Sadoqe eshte zhvilluar dhe ecur perpara shkenca e mjekesise, nuk ka arritur te prodhoje qumesh te ngjashem me qumeshtin e nenes. Nuk ekziston ne kete Toke perzierje biologjike e cili plotesisht mund ta zevenciesoje qumeshtin e nenes.”)

3. Qumeshti i gjirit parandalon aneminë nga mungesa e hekurit në 6 muajt e parë të jetës.
Hekuri është një nga mineralet më të nevojshëm për fëmijën në muajt e parë të jetës. Megjithëse në qumështin e nënës gjendet pak hekur, ai është i mjaftueshëm për të mbrojtur bebin nga rreziku i anemisë. Është njëlloj sikur të kishim ruajtur pak “monedha floriri” në një qyp. E shprehur me shifra, do të thotë: gjatë 3-mujorit të parë në qumështin e nënës përmbahet 0.5 mg hekur në 1 litër qumësht, kurse në 3-mujorin e dytë kjo sasi përgjysmohet. Hekuri i përmbajtur në qumështin e nënës thithet nga organizmi i bebit në masën 30-50%, kurse ai i qumështit të lopës, ose artificial në masën 10-20%. Ushqyerja me gji, jo vetëm që plotëson nevojat ushqimore që ka fëmija, por edhe përforcon zhvillimin e shqisave të tij si shijen, të prekurit, nuhatjen etj.


4. Qumështi i gjirit faktorë kryesor për rritjen mendore të fëmijëve
Konfirmimi vjen nga Arkiva e Psikiatrisë së Përgjithshme nga Michael Kramer i Universitetit McGill dhe në të njëjtën kohë edhe nga spitali Pediatrik i Montrealit. Qumështi i nënës u quajt si një prekje e shenjtë për të sapo lindurit, dhe jep një efekt pozitiv edhe në kohë të gjatë në shëndetin e fëmijëve. Sipas studiuesve për ta është ende mister përbërësi kryesor i qumështit të gjirit që jep efekte të tilla. Ata mendojnë që është një tip i veçantë yndyre ose edhe një faktor i ndryshëm që ndihmon në rritje që në qumështit e tjerë nuk gjendet. Në të njëjtën kohë psikologët mendojnë se ky ingredient sekret zhvillohet në momentin që nëna ushqen fëmijën e saj.

5. Qumështi i gjirit i bën femijët më intelegjentë
Ushqyerja me gji rrit koeficientin e inteligjencës te fëmijët. Ky është përfundimi i një studimi disavjeçar të zhvilluar në Universitetin Jagiellonan në Krakov, Poloni. Në fakt, janë të shumta studimet e viteve të fundit që kanë konfirmuar avantazhet e qumështit të gjirit kundrejt atij artificial, si në zhvillimin e fëmijës, edhe në parandalimin e sëmundjeve. Qumështi i nënës i jep fëmijës më shumë sesa një shëndet të mirë fizik. Testimet kanë nxjerrë se fëmijët që janë ushqyer me qumësht gjiri kanë aftësi njohëse më të zhvilluara dhe koeficient inteligjence në përpjesëtim të drejtë me muajt e ushqyerjes. Por ajo që studiuesit nuk kanë zbuluar dot, ka qenë “përbërësi magjik” i qumështit të gjirit që bën diferencën, duke ndihmuar në zhvillimin e inteligjencës së fëmijës. Studime tjera kanë vërtetuar se në qumështin e nënës gjenden disa yndyrna të çmueshme (LC PUFA), të cilat i jepen fëmijës gjatë muajit të parë të jetës dhe që i sigurojnë atij një koefiçent inteligjence më të lartë se fëmijët e ushqyer me qumësht artificial në moshën 7-8 vjeç.





6. Qumështi i nënës parandalon obezitetin tek fëmijët
Fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës janë një hap para në krahasim me fëmijët e tjerë për sa i përket zhvillimit. Specialistja Dr. Yasemin Akarlar pohoi se fëmijët e ushqyer me gji paraqesin një zhvillim më të avancuar të zgjuarsisë. Një rritje e shëndetshme e fëmijëve arrihet vetëm me një ushqyerje të ekuilibruar dhe të mjaftueshme. Një ushqyerje e shëndetshme arrihet vetëm me qumështin e nënës gjatë 6 muajve të parë. Gjatë këtyre muajve, fëmija nuk ka nevojë për asnjë element tjetër ushqyes dhe qumështi i nënës është burimi më natyral i cili plotëson të gjitha nevojat e tij. Tek fëmijët e ushqyer me gji, obeziteti shfaqet më pak. Studimet e bëra kanë treguar se fëmijët e ushqyer me gji paraqesin një zgjuarsi dhe sukses akademik më të lartë se fëmijët e paushqyer me të. Përsëri këto fëmijë janë më social dhe të komunikueshëm shprehet dr. Yasemin Akarlar. Tek fëmijët e ushqyer me gji shfaqen më pak shqetësime si diarre, infeksione të rrugëve respiratore, infeksionet e veshit dhe urinësr. Qumështi i nënës parandalon obezitetin. Ai mundëson ngopjen e fëmijës duke parandaluar marrjen e kileve të tepërta.
7. Qumështi gjirit pakëson rrezikun e astmës tek fëmijët
Një studim e lidh qumështin e gjirit me pakësimin e rrezikut të astmës tek fëmijët. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët e sapolindur të ushqehen veçanërisht me qumësht gjiri deri sa të bëhen 4 muaj. Autorët e studimit zbuluan se në krahasim me fëmijët që ishin ushqyer me qumësht gjiri për 6 muaj, fëmijët e tjerë që gjatë 4 viteve të para të jetës së tyre kurrë nuk ishin ushqyer me qumësht gjiri kishin më shumë gjasa të shfaqnin simptoma të tilla që lidhen me astmën: teshtitje, vështirësi frymëmarrjeje, kollë e thatë, dhe jargë të vazhdueshme

8. Foshnjat që ushqehen me gji, janë më të shëndetshëm gjatë jetës
Foshnjat që ushqehen me gji, janë më tjë shëndetshëm derisa të mbushin 5 vjeç. Shkencëtarët britanikë në një studim kanë përdorë pyetësorët “e fuqisë dhe vështirësive” të plotësuar nga prindërit, në lidhje me fëmijët e tyre, me ç’rast kanë konstatuar se rezultatet anormale ishin më të rralla të fëmijët që ishin ushqyer me qumësht gjiri, të paktën për katër muaj.

9. Vajzat e ushqyera me qumësht gjiri rrëzikohen më pak nga kanceri
Studimet e realizuara kohën e fundit nxerrin në pah edhe një dobi tjetër të qumështit gjirit. Sipas këtyre studimeve qumështi i nënës mbron fwmijët vajza nga kanceri i gjirit dhe leukemia. Disa studime tregojnë se vajzat e ushqyera me qumështin e nënës rrezikohen shumë më pak ng akanceri i gjirit për shkak të forcimit të sistemit imunitar. Krahas kësaj, tek femijët e ushqyer me gji rrëziku i shfaqes së leukemisë është 9% më i ulët, rreziku i shfaqes se limfomës Hodgin është 24 % më i ulët dhe rreziku i shfaqes së neurobalstomës një nga kancerët e peridhës së fëmijërisë është 41 % më i ulët.

10. Qumështi i gjirit parandalon dhjamosjen e fëmijës në moshë të rritur.
Në qumështin e nënës gjendet në sasi të konsiderueshme kolesteroli. Mendohet se kolesteroli është i nevojshëm për të kënaqur kërkesat e larta të trurit të fëmijës për këtë lëndë (truri përbëhet kryesisht prej yndyrnave). Nga ana tjetër, studimet e kohëve të fundit tregojnë se marrja me “shumicë” e kolesterolit nxit organizmin e njeriut që të mos rrezikohet në vitet vijuese nga marrja me tepricë e kësaj lënde; pra, e përgatit organizmin e të rriturit që të mos dëmtohet nga ushqimi me shumë yndyrna.


11. Qumeshti i nënës ideal për foshjat e lindura para kohe
Qumështi që prodhon një nënë e cila e ka lindur fëmijën para kohe, ka përbërje të ndryshme nga qumështi i nënës që e ka lindur fëmijën në kohë të vet. Ky qumësht i përgjigjet kërkesave ushqimore që ka vetë fëmija i lindur para kohe. Dhe në fakt, ky qumësht është më i pasur me proteina dhe kripëra minerale (i linduri para kohe ka më shumë nevojë për këto lëndë). Nga ana tjetër, fëmija i lindur para kohe ka shumë më tepër nevojë për qumështin e nënës, se sa fëmija i lindur në kohë të vet: fëmijët e lindur parakohe janë shumë më të prekshëm prej infeksioneve dhe qumështi i nënës i pasur me trupa mbrojtëse i ndihmon ata të mbrohen më mire prej mikrobeve të mjedisit, fëmijët e lindur parakohe, nuk e asimilojnë mirë qumështin artificial, ndërkaq që e tresin dhe e thithin mirë qumështin e nënës, fëmijët e lindur parakohe, megjithëse u nevojitet mjaft qumështi i nënës, mund të mos kenë të zhvilluar aq sa duhet thithjen e gëlltitjen (sidomos kur kanë lindur më parë se sa java e 34-t e shtatzanisë) dhe kanë vështirësi në kapjen e gjirit. Të gjitha këto vështirësi shumohen, nëqoftëse fëmija pastaj ka ndonjë problem, është ende i sapolindur (në ditët e para të jetës) etj. Për këto arsye shpesh herë, ushqyerja e fëmijës realizohet ose me një tub që vendoset në stomakun e bebit, ose me biberon. Nuk është e thënë që të përdorim qumësht artificial, kur i linduri para kohe duhet të ushqehet me këto mënyra, sepse mund të shfrytëzohet qumështii nënës i shtrydhur, derisa fëmija të jetë në gjendje të thithë vetë nga gjiri i nënës. Vëzhgimet e bëra nga disa studiues, në disa vende të botës, kanë treguar se mbajtja e fëmijës me peshë të vogël në gjinjtë e nënës (të ashtuquajturat “Nëna kangur”), ndihmon edhe fëmijë shumë të vegjël (me peshë 1000g), jo vetëm të ushqehen mirë, por edhe të mbahen më ngrohtë e të kenë më pak probleme me frymëmarrjen e tyre.

12. Qumështi i gjirit: përmban me pak kripë, zhduk 40 lloje qelizash kanceroze dhe ruhet i freskët deri në 4 ditë
1. Qumështi i lopës përmban 4 herë më shumë kripë sesa qumështi i gjirit. Nëse foshnja juaj pi rreth 750 ml qumësht lope në ditë, do të marrë 385 mg kripë, dhe kjo sasi është gati gjysma e sasisë maksimale të kripës që një bebe duhet të marë në ditë nën moshën 1 vjec. Ndersa konsumimi i lartë i kripës mund të shkaktojë probleme shëndetsore tek fëmijët (rrit presionin e gjakut dhe shkakton crregullime në veshka).
2. Studiuesit zviceran zbuluan se një lloj substance , “Hamlet” e gjendur në qumështin e nënës ka aftësi të eliminojë qelizat kanceroze. Pacientet e sëmurët me kancer ne fshikëzën e urinës janë kuruar me “Hamlet”. Pas çdo terapie këta nxorën jashtë qelizat e vdekura kanceroze në urinën e tyre.
3. Qumështi i gjirit mund të ruhet i freskët në frigorifer deri në katër ditë pa humbur vlerën e tij ushqyese ose të krijojnë baktere, sipas një hulumtimi të një shkalle të vogël. Gjetjet vërtetojnë se qumështi i gjirit mund të ruhet i freskët në frigorifer për 96 orë pa u rrezikuar integriteti i tij,. Përgjithësisht, vlerësohet se qumështi mund të mbahet në frigorifer në katër gradë, për një kohë nga 5 – 8 ditë, edhe pse idealja do të ishte të konsumohej brenda 2 – 3 ditëve.