Tuesday, 12/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjethet e vajit te ullirit dhe semundjet qe mund te trajtojme

Gjethet e vajit te ullirit dhe semundjet qe mund te trajtojme

 

Gjethet e vajit te ullirit –

Në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, gjethet dhe lëkura e ullirit kanë veti diuretike si dhe pakësojnë sheqerin në gjak. Për këto raste u rekomandohet të gjithë të prekurve nga temperatura e lartë qe të përdorin këtë kurë.

Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen në gjysmë litër ujë derisa të mbetet 3/4 e ujit. Përgatesa ftohet, kullohet dhe më pas hidhet në të një lugë sheqer ose mjaltë. Rekomandohet të pihet nga një filxhan çaji në ditë.

Çaji i mësipërm ka dhënë rezultate të mira edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Ulliri është një ilaç popullor që shërben edhe për shërimin e dhembjeve të stomakut dhe kundër të vjellave. Për të qetësuar dhembjet e stomakut merren 100 gjethe ulliri, të cilat zihen në një litër ujë derisa të mbetet gjysmë litri. Më pas kullohet dhe pihet tri herë në ditë nga një filxhan çaji para buke. Kjo kurë duhet të vazhdojë për tri ditë rresht.

Categories

Archives