Saturday, 21/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjethet e sidrit



Gjethet e sidrit

sidri lotus
Perdorimi i Bimeve mjeksore per sherimin e dhimbjeve te kokes mbasi ti kemi kenduar kuran dhe fryre mbi to.

Zihen 5 gjethe sidri në një enë të vogël dhe me ujin e zier lahet koka duke bërë masazh në të. Kjo përdoret sa herë që pesoni ka dhimbje koke.

Hedhja e një sasije uji normal, në një kovë apo legen që mjafton për larjen e kokës dhe 50 gr nga sidëri i bluar hidhen mbi ujë, pasi përzihen mirë me njera-tjetrën lahet koka duke bërë dhe pak masazh në të. Kjo përdoret sa herë që pesoni ka dhimbje koke.
Kujdes: është mirë që gjatë larjes së kokës të kihet kujdes mos të futet ndonjë gjë nga kjo përzierje në sy sepse është djegëse.





Transmetohet në një hadith të cilin e kanë transmetuar gjashtë muhadithët (dijetarët e hadithit) dhe Ahmedi (Allahu i mëshiroftë) se i Dërguari i Allahut Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: Lahuni me ujë, e sidër. Nuk asgjë më të mirë për larjen e kokës se lëngu i zier i sidrit. Thotë Imam Dhehebiu: Larja (bërja dush) me sidër i bën dobi kokës dhe largon temperaturën. Imam Laiki thotë: Transmeton Muhamed Bin Othman nga Said Bin Muhamed el-hanat nga Isak Bin Ebij Israil i cili thotë: Kam dëgjuar Sufjanin të thotë, për Sulejman Bin Umeja (dijetari i thekifëve) nga familja e Arua Bin Mesudit i cili thotë: Se nëna ime dhe gjyshja ime kishin hyrë tek shtëpija e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) dhe po dëgjonin një grua e cila e pyeste Aishen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), a ka për mua ndonjë ilaç i cili më largon nga deresjoni dhe lodhja mendore Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) u përgjigj jo. Gratë që ishin prezent thanë: O nëna e besimtarëve ajo ankohet për burrin e saj i cili nuk i afrohet asaj në shtrat, atëhere thotë Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ktheheni përsëri atë grua tëk unë dhe kur vjen i thotë: Laje me ujë, e sidër burrin tënd.( ) E njëtja histori përmëndet dhe nga Imam Bagauj( ) Ndër dobitë e tjera të sidrit janë: – qetëson dhimbjet e kokës, – ul temperaturën, – forcon rrënjën e flokut,- qetëson dhimbjet e plagëve dhe plagosjeve, – largon erën e rëndë e cila ndodhet në trup dhe lëkurë, – pastron trupin nga pislliqet, – eliminon zbokthin nga flokët, – përdoret për personat të cilët kanë dhimbje në kocka dhe krisje në to etj.





Categories

Archives