Sunday, 17/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjethet e rozmarinës nxisin rritjen dhe shërimin e flokëve !

Gjethet e rozmarinës nxisin rritjen dhe shërimin e flokëve !

gjethet e rozmarines
Rozmarina është bimë e njohur dhe e përdorshme për shumë qëllime që mahnit me aromën e saj. Gjethet e saja përdoren me shekuj si ilaç tradicional. Hulumtimet kane treguar që rozmarina stimulon rritjen e flokëve, duke nxitur aromën e saj të mrekullueshme. Lajmi i mirë është që rozmarina përmirëson memorien, por edhe qarkullimin e gjakut.

Rozmarina për lëkurë

Çaji nga rozmarina mund të përdoret si tonik për larjen e flokëve i cili do t’u japë shkëlqim. Bima ndihmon edhe në luftë kundër zbokthit. Në kombinim me këputjen apo heqësen (bishtkali, bar gomari), rozmarina ndihmon te humbja e flokëve, e cila paraqitet si pasojë e stresit dhe brengosjes.

Përgatiteni çajin e rozmarinës për shërim të flokëve: në një filxhan uji të vluar hidhni dy deri tri lugë çaji me gjethe të rozmarinës së freskët apo të thatë, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta. Pini dy filxhanë çaj në ditë për të parandaluar rënien e flokëve për shkak të qarkullimit të dobët, por edhe për të nxitur rritjen pas kimioterapisë.

Tags:

Categories

Archives