Sunday, 20/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Gjermania hap kapitullin për anëtarësim të Turqisë në BE



Gjermania hap kapitullin për anëtarësim të Turqisë në BE

gjermania

Qeveria gjermane do të mbështesë hapjen e një kapitulli të ri në bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE , raportuan mediat turke të dielën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm Guido Ëesterëelle janë dakorduar në mbështetjen e Gjermanisë përTurqinë, në mënyrë që të arrihet përparim në bisedimet e pranimit të Turqisë në BE.

Ministrat e BE-së kanë vendosur të takohen në Luksemburg në fillim të kësaj jave dhe hyrja e Turqisë në BE është ndër pikat kyçe në axhendën e tyre. Njëra nga cështjet kryesore do të jetë përcaktimi i një date për hapjen e kapitullit të ri të politikës në bisedimet e anëtarësimit të Turqisë, e që njihet si Kapitulli 22, apo kapitulli mbi Politikat Rajonale.





Ky është kaitulli i ri i cili hapet pas tri vitesh bllokim, dhe ka qenë konsideruar gjerësisht si një hap i rëndësishëm për të ringjallur procesin e ngecur të Turqisë për anëtarësim në BE . Një marrëveshje për hapjen e kapitullit jep ” dritë jeshile ” për të pastruar rrugën për një vendim pozitiv .

Si një vend kandidat , Turqia ka për të përfunduar me sukses negociatat në 35 kapitujt e politikës , të cilat parashikojnë reformat dhe adoptimin e standardeve evropiane, në fusha të ndryshme të politikave të saj për anëtarësim në BE . Që nga viti 2005, Turqia ka filluar negociatat për 13 kapituj. Asnjë kapitull i ri nuk është hapur në tre vitet e fundit, kryesisht për shkak të çështjes së Qipros dhe bllokimit nga ana e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, i cili kundërshtoi anëtarësimin në BE të Turqisë. /mesazhi/