Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjermania, fund paktit me SHBA-Britani

Gjermania, fund paktit me SHBA-Britani

gjermania

Gjermania ka anuluar një pakt të epokës së Luftës së Ftohtë me SHBA-të dhe Britaninë, si kundërpërgjigje ndaj zbulimit të operacioneve të survejimit elektronik.

Detajet e programeve të përgjimit, që përfshijnë edhe aleatët transatlantik, u bënë të ditura në media nga ish-analisti i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Nxjerrja e dokumenteve sekrete shkaktoi një irritim të gjerë në Gjermani, ku zgjedhjet do të mbahen gjatë muajit të ardhshëm. Marrëveshja daton më 1968-69 dhe anulimi i saj është përgjithësisht simbolik.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, tha përmes një deklarate: “Anulimi i marrëveshjeve administrative, që kemi kërkuar gjatë javëve të fundit, është nevojë dhe pasojë direkte e debatit të fundit në lidhje me mbrojtjen e privatësisë personale”.

Eksperienca e gjermanëve me përgjimet masive, nën periudhat diktatoriale komuniste e naziste, i bënë ata tepër të ndjeshëm ndaj shkeljeve të perceptuara të privatësisë personale, ndaj dhe vendi ka ligje të forta për mbrojtjen e të dhënave, transmeton TCH.

Marrëveshja e anuluar të premten i jepte vendeve perëndimore, që kishin trupa ushtarake të stacionuara në Gjermaninë Perëndimore (SHBA, Britani dhe Francë), të drejtën për të kërkuar operacione survejimi për të mbrojtur këto forca.

Një zyrtar gjerman tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se marrëveshja nuk është shfrytëzuar që prej fundit të Luftës së Ftohtë, si dhe pranoi se vendimi nuk do të kishte impakt në bashkëpunimin aktual të inteligjencave.

Ndërkohë, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme britanike tha për reporterët se marrëveshja nuk ishte përdorur që prej 1990-s.

Henning Riecke, i Këshillit gjerman të Marrëdhënieve të Jashtme, tha për AP se qeveria gjermane duhet të bënte diçka, për të treguar ndaj popullit të vet se e ka marrë seriozisht këtë çështje. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Moska e paralajmëron Washingtonin për pasoja të ndërhyrjes në Siri

Categories

Archives