Friday, 22/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjërat që e dëmtojnë lëkurën tonë

Gjërat që e dëmtojnë lëkurën tonë

Një dush i gjatë me ujë të nxehtë heq shtresën sipërfaqësore të epidermës, duke bërë që lëkura të bëhet më e thatë. Kur lëkura juaj skuqet dhe fillon të kruhet është një shenjë që duhet ndalur dushin

Disa zakone të këqija, për të cilat shpesh nuk jemi të vetëdijshëm, ndikojnë shumë keq në lëkurën tonë dhe e bëjnë atë më të vjetër para kohe.

– Klori: Nëse çdo ditë shkoni në pishinë, për shkak të pranisë së klorit në ujë duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë kujdesit të lëkurës. Edhe pas dushit, klori mund të mbetet në lëkurë dhe të hyjë në një reaksion me pastruesit dhe kremrat për fytyrë. Për të hequr plotësisht klorin nga lëkura, përdorni sapun.

– Kafeja: Kafeina është fajtori kryesor për lëkurë të thatë dhe rrudha. Pini shumë ujë, në të cilin për t’i dhënë shije mund të shtoni një fetë limoni ose portokalli.

– Dushi me ujë të nxehtë: Një dush i gjatë me ujë të nxehtë heq shtresën sipërfaqësore të epidermës, duke bërë që lëkura të bëhet më e thatë. Kur lëkura juaj skuqet dhe fillon të kruhet, është një shenjë që duhet ndalur dushin.

– Biseda telefonike: Orët e tëra të shpenzuara në celular mund të çojnë në skuqje të lëkurës përgjatë linjës së nofullës dhe faqes. Gjithmonë mbani lecka antibakteriale, që të mund të fshini fytyrën dhe telefonin./gatuajshendetshem.com/

Categories

Archives