Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

GJËRAT NUK JANË ASHTU SI DUKEN



GJËRAT NUK JANË ASHTU SI DUKEN

ilusionsss

 

Në klasë..

 

e kishte marrë gjumi.. dhe mësuesi kur hyri në klasë dhe e gjeti ashtu e rrahu. Me zë të lartë zemërimi i tha: Tanë natën ke shikuar televizion!?

 

Ai qeshte dhe i thoshte: po.. dhe mësuesi edhe më tepër u zemërua dhe e përzuri nga klasa.

 

Doli nga klasa dhe lotët i rrjedhshin nga syri.

 

Askush nuk e di se ai tanë natën kishte mbetur i zgjuar duke u përkujdesur për prindin e tij të sëmur!

 

Askush nuk e di se “gjërat nuk janë ashtu si duken”!

———————————————–

 

Në kafene..

 

u takuan dy shokë që prej një kohe të gjatë nuk ishin takuar!

 

I thotë shoku shokut se ky fëmija me ty më duket se është i yti. I bukur qenka si baba!

 

Doli një zë i turpshëm nga ai duke thënë se po i bukur është!

 

Pasi u larguan.. në zemrën e tij kishte pikëllim dhe mërzi.

 





Nuk mundi t’i thotë se fëmija është i vëllait e jo i imi, sepse unë ende nuk jam martuar deri tani!

 

Po ta dinte se “gjërat nuk janë ashtu si duken”?!

———————————————–

 

Qeshet me ta me orë të tëra..

 

ua largon atyre brengat dhe mërzit..

 

Ata ia kanë zili.. thonë se ai nuk e njeh mërzinë.. zemra e tij asnjëherë nuk është e pikëlluar!!

 

Çdonjëri nga ta kthehen nëpër shtëpi, tek gratë dhe fëmitë e tyre, kurse ai, kthehet i vetëm, e rethojnë muret e shtëpisë.

 

I mërzitur qan dhe lotët i rrjedhin nga dhembjet e shpirtit që nuk ia sheh askushi ato.

 

Po ta dinin se “gjërat nuk janë ashtu si duken” ?!

———————————————–

 

Pra sado që të arrihet bukuria e pamjes dhe preciziteti.. vetëm se meditoje.. që të kuptosh se gjithmonë “gjërat nuk janë ashtu si duken”.

 

Dhe mësoje se, nuk është çdonjëri mirë ashtu si duket mirë para teje!!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU