Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjendet në Dibër, fëmija i humbur nga Shkupi

Gjendet në Dibër, fëmija i humbur nga Shkupi

Emir Ekrem Mustafa nga Shkupi, 16 vjeçar, është gjetur gjallë e shëndosh në Dibër pas denoncimit të prindërve të tij në polici se djali i tyre është humbur.

diber

Fëmija i humbur është dërguar menjehërë në spitalin e Dibrës rreth orës 20 e 30 minuta nga ana e policisë.

Sipas të dhënave të marra nga mjeku ortoped , Ismailaki Klenja, mjek kujdestar në Spitalin e përgjithshëm në Dibër, fëmija  në trup nuk ka pasur shumë lëndime, përveç se te kockat e dorës dhe në pjesën e djathtë të shpinës.

“I janë bërë të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe deri më tani është në gjendje të mirë shëndetësore”- vlerësoi mjeku Klenja.

Nga ana e sektorit të policisë së Dibrës nuk kanë dhënë detaje se si ka ardhur deri te gjetja e fëmijës nga Shkupi.

Në mënyrë jozyrtare kuptojmë se fëmija i humbur Emir Mustafa është gjetur nga ana e një peshkatari të rastësishëm nga Dibra, në bregun e liqenit të Dibrës,  me ç’rast fëmija ka qenë i lidhur në duart e tij.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Asnjë universitet i Maqedonisë nuk radhitet në Listën e 500 universiteteve më të mira në botë

Categories

Archives