Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

GJËJA MË E BUKUR NË JETË?!

GJËJA MË E BUKUR NË JETË?!

 

– Gjëja më e bukur në jetë është ta dish se Allahu është me ty në vështirësi dhe rehati.

– Gjëja më e bukur në jetë është t’i nënshtrohesh Zotit tënd, t’i biesh në sexhde dhe t’i përlotsh sytë e tu për të dhe për hir të Tij.

– Gjëja më e bukur në jetë është lutja e njerëzve për ty për hajr dhe mirësi.

– Gjëja më e bukur në jetë është të flesh si i dëmtuar e jo si dëmtues.

– Gjëja më e bukur në jetë është të japish lëmoshë për veten dhe për familjen tënde për të varfrit dhe nevojtarët.

– Gjëja më e bukur në jetë është prezenca e familjes tënde dhe e të dashurve të tu përreth teje.

– Gjëja më e bukur në jetë është që të tjerët të dojnë dhe të respektojnë.

– Gjëja më e bukur në jetë është burri i ndershëm/gruaja e ndershme, të cilin e donë apo të donë, të ndihmon apo e ndihmon në fenë dhe dynjanë tënde apo të saj.

– Gjëja më e bukur në jetë është fëmija i cili të thotë babai im apo nëna ime.

– Gjëja më e bukur në jetë është kur ti i realizon ëndrrat dhe ambiciet e tua.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Një shkrim tjetër i dobishëm  MOS U ANKO ..!!

Categories

Archives