Wednesday, 13/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gjëja e parë që u krijua dhe si u krijua?

Gjëja e parë që u krijua dhe si u krijua?

Kurani

Këtë na e tregon vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një thënie të tij, të cilën e transmeton Ubade ibn Samit: “Gjëja e parë që krijoi Zoti ishte penda, të cilën e urdhëroi të shkruajë dhe ajo në ato çaste shkroi gjithçka që do të ekzistojë deri në Ditën e Kijametit.”

Kurse në një thënie të Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], tek Buhariu, thuhet:”Zoti’ i tha pendës: Shkruaj dijen Time rreth krijesave të Mia që do të ekzistojnë deri rië Ditën e Kijametit.”

Pyetja e parë që na lind, pasi dëgjojmë se çdo gjë që ndodh është e shkruar dhe e caktuar që para krijimit, është nëse njeriu është i dety- ruar t’i bindet asaj që ka caktuar Zoti për të, apo ka të drejtë të zgje- dhë? Përse duhet të punojmë dhe të lodhemi, në një kohë që gjithçka qenka e shkruar dhe e caktuar që para se të lindim?!

Përgjigjen e kësaj pyetjeje do e ndajmë në tre pika kryesore:

1  – Këtë pyetje në përgjithësi e shtrojnë ata që nuk i binden urdhërave të Zotit. Asnjëherë ata që falen, agjërojnë… nuk e thonë diçka të tillë. Pyetje të tilla vijnë vetëm nga ata që nuk falen dhe nuk kanë asnjë lidhje me fenë dhe Zotin.

2  – Në hadithin e mësipërm, të Buhariut, po ta vërejmë me kujdes do të shohim se fjalët: “Shkruaj dijen Time…” tregojnë se Zoti di gjithçka që ka ndodhur dhe do të ndodhë deri në Ditën e Kijametit. Ai di atë që ka qenë dhe atë që do të jetë. Ai di atë që nuk është, sikur të ishte si do të ishte. Ai thjesht shkroi dijen e Tij për atë që do të ndodhë dhe na ka lënë të lirë të veprojmë sipas dëshirës sonë.

Që ta thjeshtojmë më mirë këtë pikë, le të marrim një shembull të thjeshtë: Një baba ka tre fëmijë. I merr të tre dhe secilit i jep një sasi të hollash dhe u thotë: Me këto të holla, mund të bëni ç’të doni. Më pas nxjerr një libër ku shkruan: Djali i madh do i shpenzojë këto para për bamirësi. Djali i mesëm do i mbajë pasi, është kursimtar. Kurse i treti do i shpenzojë për qejfe dhe argëtime. Dhe me të vërtetë ndodh ajo që shkroi babai në libër. Të tre djemtë, i kishin shpenzuar të hollat sipas parashikimit të babait. Mos vallë është babai ai që i detyroi fëmijët që t’i shpenzonin të hollat sipas dëshirës së tij? Jo! Ajo që ndodhi është se babai e dinte natyrën dhe karakterin e secilit prej fëmijëve të tij. E njëjta gjë është dhe në rastin e shkrimit të caktimit të gjithçkaje që do të ndodhë, nga ana e Zotit. Zoti e shkroi gjithçka që do të ndodhte, mbi bazë të dijes së Tij, mbi gjithçka që do të ndodhë. Ai thjesht shkroi dijen e Tij dhe nuk imponon asnjërin të sillet sipas një mënyre të caktuar.

Nëse kjo nuk të bind, më lër të të bëj një pyetje: Si mendon vallë, Zoti është i drejtë apo jo? A ke dëgjuar mbi cilësitë dhe emrat e Tij? Një nga këto emra është dhe “I Drejti”. Pra, drejtësia është nga cilësitë e Zotit dhe Ai nuk mund t’i bëjë padrejtësi askujt.

3   – A e shikon se sa është dija e Zotit, i Cili di çdo gjë që ka ndodhur dhe çdo gjë që do të ndodhë deri në Ditën e Kijametit? A e di që Ai të shikon, teksa vepron diçka jo të hijshme? Ai di atë që fshehin zemrat. Si vallë shikon haram, duke e ditur se Zoti po të vështron në ato çaste? Si vallë fshihesh nga njerëzit, teksa vepron gjynahe dhe gëzohesh që nuk po të shikon kush, në një kohë që të ka parë vetë Zoti? Zemra do të të pushonte, nëse dikush do të hapte derën dhe do të të shikonte teksa vepron gjynahun. Kurse për shikimin e Zotit nuk të vjen rëndë! Zoti e di rizkun tënd dhe e ka shkruar që para se të lindësh. Atëherë përse lodhesh dhe preokupohesh kaq shumë? Përse kalon net të tëra pa gjumë, për shkak se ke vajzat e pamartuara? Nëse je lodhur për të arritur diçka dhe në fund nuk e ke arritur, mos u shqetëso se ky ka qenë caktimi yt. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e mësonte Ibn Abasin duke i thënë:”Dije se nëse do të mblidheshin të gjithë njerëzit që të bëjnë dobi, nuk do arrinin të bëjnë dobi veçse me diçka që e ka shkruar Zoti. Dije se nëse do të mblidheshin të gjithë njerëzit të të dëmtonin, nuk do të të dëmtonin veçse me diçka që e ka shkruar Zoti për ty. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.”

Mos u mërzit se humbe punën, pasi aq ka qenë rizku yt në atë vend pune.

Gjëja e dytë që u krijua pas pendës është “Leuhul Mahfudh” (Regjistri i punëve)

Para se të krijohej penda dhe “Leuhul Mahfudh” ishte krijuar Arshi i Zotit. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një thënie: “Zoti ekzistonte kur nuk ekzistonte gjë tjetër dhe Arshi i Tij ndodhej mbi ujë.” (Hakimi, 2/341)

Në xhennet, sipër gradës më të lartë Firdeus, do të jetë Arshi i Zotit. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:”Nëse i kërkoni Zotit xhennetin, i kërkoni atij xhennetin Firdeus, pasi ai është mesi dhe pjesa më e lartë e xhennetit. Prej tij burojnë lumenjtë e xhennetit dhe tavani i tij është Arshi i Zotit.” (Imam Ahmedi, 2/355)

Muslimani nuk duhet të mjaftohet me pak, thjesht të hyjë në xhennet. Jo. Ai duhet të jetë kërkues dhe të kërkojë maksimumin, xhennetin më të lartë. Poeti arab thotë:

“Kush nuk kërkon të ngjisë malet e vështira jeton gjithë jetën mes gropave në ultësira.”

Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e përshkruan Madhështinë e Arshit duke thënë: “Qielli i parë në krahasim më qiellin e dytë është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i dytë në krahasim me të tretin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i tretë në krahasim me të katërtin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i katërt në krahasim me të pestin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i pestë në krahasim me të gjashtin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i gjashtë në krahasim me të shtatin është sa një unazë në shkretëtirë. Qielli i shtatë në krahasim me Arshin është sa një unazë në shkretëtirë.”

Gjithmonë kur përmenden hadithe të tillë, besimtari duhet t’i besojë dhe të mos bëjë krahasime dhe ngjashmëri mes atyre që përmenden në hadithe dhe krijesave të kësaj bote.

Një një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Zoti e ka shkruar caktimin e krijesave pesëdhjetë mijë vjet para se të krijojë qiejt dhe tokën, duke qenë Arshi i Tij mbi ujë.” (Muslimi, 6690)

Kështu, gjëja e parë që u krijua ishte Arshi, pastaj penda dhe më pas Leuhul Mahfudh.

Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith: “Shejtani shkon tek ndonjëri prej jush dhe i thotë: “Kush e ka krijuar qiellin?” Ai i përgjigjet: “Zoti.” Më pas e pyet përsëri: “Kush e ka krijuar tokën?” Ai për- gjigjet: “Zoti.” Përsëri e pyet: “Kush të ka krijuar ty?” “Zoti,” – i përgjigjet. Më pas e pyet: “Po Zotin kush e ka krijuar?” Nëse dikujt prej jush i lind një pyetje e tillë le të thotë: “Besoj në Zotin dhe të Dërguarin e Tij” pasi do t’i largohen mendimet e tilla.” (Imam Ahmedi, 2/331)

Një një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Meditoni rreth krijesave të Zotit dhe mos meditoni rreth vetë Zotit, pasi kurrë nuk do e vlerësoni dot.”

Mendo dhe medito rreth githçkaje, por jo rreth vetë Zotit.

Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Do u pyesin njerëzit derisa t’ju pyesin se kush e ka krijuar Zotin. Nëse u pyesin një pyetje të tillë, u thoni: Zoti është para gjithçkaje, ka krijuar gjithçka dhe do të ekzistojë pas gjithçkaje.”

Ibn Abasin e pyeti një ditë dikush: “O Ibn Abas! Kam diçka që më shqetëson në zemër.” Ibn Abasi e pyeti: “Çfarë është ajo?” -Ai i tha: “Për Zotin do të ta tregoj.” -Ibn Abasi i tha: “Mos të lindin dyshime?” -”Po,” – iu përgjigj ai. Ibn Abasi qeshi dhe i tha: “Asnjë nuk shpëton nga këto dyshime në fillimet e tij me fenë. Nëse të vijnë dyshime të tilla, thuaj: Zoti është i Pari pa fillim, i Fundit pa mbarim dhe Ai është sipër çdo gjëje. Nuk ka zot tjetër veç Tij dhe askush nuk është i ngjashëm me Të.”

Shumë njerëzve, sidomos të rinjve, u ndodh diçka e tillë në fillimet e përkushtimit ndaj Zotit. Kur nuk kishe lidhje me fenë dhe me Zotin, nuk të shkonte mendja për gjëra të tilla. Kjo, pasi shejtanit i mjaftonte që të vazhdoje me gjynahe dhe larg Zotit. Kur e sheh që nuk po vazhdon më me gjynahe dhe po i përkushtohesh Zotit, ai fillon të t’i nxjerrë nga qejfi detyrat fetare. Gjithashtu, fillon dhe me vesvese dhe dyshime të ndryshme, të cilat nuk i ke pasur më parë.

Është e rëndësishme të theksojmë se kjo nuk tregon që ti je njeri i keq apo se besimin e ke të dobët, por është shejtani ai që t’i jep këto dyshi- me. Këtë e vërtetojnë dhe fjalët e mësipërme të Ibn Abasit. Sapo të të vijnë dyshime të tilla, menjëherë thuaj ato që përmendi dhe Ibn Abasi. Thuaj: Kam besuar Zotin. Nuk ka zot tjetër veç një Zoti… Ai është i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim. Lexo pjesë Kur’ani…

Sa herë të të vijnë dyshime të tilla, thuaji këto dhe jep sadaka, sado e vogël qoftë ajo. Caktoja vetes si qëllim se sa herë të nxitë shejtani në të tilla mendime, ti do të japësh një sadaka. Ajo që do të ndodhë është se shejtani duke parë që kështu besimi veçse të shtohet, do e lërë këtë hile. Vazhdo për një muaj kështu dhe do shohësh që në fund të muajit nuk do i kesh më këto mendime dhe vesvese. Sikur t’i ka larguar dikush me dorë.

Shkeputur nga libri “HISTORITE E PROFETEVE”

Categories

Archives