Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Gjashtë gjëra që i lehtësojne vështirësitë

Gjashtë gjëra që i lehtësojne vështirësitë

gjashteNëse i rikujton këto gjashtë gjëra të lehtësohen sprovat dhe vështirësitë:

1. Ta rikujtosh se çdo gjë që ndodh, ndodh me caktimin dhe me vullnetin e Allahut.

2. Ta rikujtosh se shqetësimi, demoralizimi, humbja e durimit, nuk e kthejnë caktimin e Allahut.

3. Ta rikujtosh se ajo që të ka kapluar është e lehta nga ajo që është më e madhe se ajo.

4. Ta rikujtosh se çdo caktim i Allahut në vete përmban urtësi, nëse e kupton do ta shohësh sprovën si begati.

5. Ta rikujtosh se çdo sprovë dhe vështirësi që e godet besimtarin për të është shpërblim, falje gjynahesh, rritje gradash dhe largim i ndonjë sprove edhe më e madhe se sa ajo.

6. Ta rikujtosh se ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe e përhershme.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Një shkrim tjetër i dobishëm  Studenti shlyen borxhin duke recituar Duanë e mësuar nga Profeti Muhamed ﷺ

Categories

Archives