Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

GJAKDERDHJA NGA HUNDA

GJAKDERDHJA NGA HUNDA

Gjakderdhja nga hunda paraqet një problematikë në rast se nuk veprohet në të në mënyrë të drejtë. Është një sëmundje në vete ose semptom i ndonjë sëmundjeje që kërkon terapi të mirfilltë . Jan gabim mendimet e ndryshme në shoqëri se gjakderdhja nga hunda pastron gjakun e keq ose gjakderdhja nga hunda është shenjë përmirsimi të gjendjes.Xhdo gjakderdhje nga trupi i njariut duhet të ndalohet.

Gjakderdhja nga hunda mund të jetë
Gjakderdhje e përparme: gjakderdhja që ndodh nga hunda e rrjedh jasht (duke qene në pozitë të ulur ose në këmbë)
Gjakderdhja përmbrapa: është gjakderdhja që rrjedh drejt fytit (duke qene në pozitë të ulur ose në këmbë)
Në pozitë të shtrirë të gjitha gjakderdhjet rrjedhin drejt fytit.

Njohja dhe diagnostifikimi gjakderdhjeve të prapme të hundës ka një rëndësi të madhe për shkak se ata janë të fuqishme dhe rëndë ndërpriten vetvetiu. Ky lloj I gjakderdhjeve të hundës shfaqet më së shumti tek të moshuarit ose tak ata me shtypje të lartë të gjakut dhe me trauma (goditje) të hundës.

Në moshë të re dhe te fëmijët,gjakderdhja nga hunda më së shpeshti është nga pjesa e përparme e hundës. Në ajr të thatë dhe në muajt e dimrit shkaktohet dëmtimi i mukozës së hundës e cila mund të rezultojë me gjakderdhje tek fëmijët.

Ja se çka duhet të bërë në rast se tek ju ose fëmja e juaj paraqitet gjakderdhje në hundë

1 Me dy gishtat e njërës dorë shtrëngoni forte pjesën e butë të fletëve të hundës
2. Gjatë shtrëngimit shtyjeni drejt fytyrës suaj (drejt ashtit të hundës)
3.Pritni së paku 5minuta duke mos e lëshuar.
4.Mundohuni të mbani kokën më lartë se zemra e juaj, mundëshisht qëndroni i ulur.
5.Aplikimi i akullit në faqet e hundës do të jetë e dobishme.

PARANDALONI RIAKTIVIZIMIN E GJAKDERDHJES

6. Mos e pastroni hundën pas gjakderdhjes
7. Mos ngreni gjëra me peshë të rendë
8. Mundohuni të mos ulni kokën nën nivelin e zemrës

NËSE GJAKDERDHJA PËRSËRITET

9. Pastrojeni hundën me ujë
10. Përsëritni pikat1-2-3 të këtij teksti
11. Kontaktoni tek mjeku më i afërm

KONTAKTONI ME MJEKUN MË TË AFËRM NËSE

Gjakderdhja nuk ndalet, ose riaktivizohet

Gjakderdhja është e shpejtë dhe ka shkaktuar humbje të sasisë së madhe të gjakut

Dhe në rast se gjakderdhja është më tepër në pjesën e prapme (fyt) në krahasim me pjesën e përparme (gjaku që rjedh në fyt është me sasi më të madhe se gjaku që rrjesh jashtë hundës)

Keni gjakderdhje të ralla ose të shpeshta të hundës, të cilat nuk ju pengojnë ( sasia e gjakut të humbur nuk është i madh)

Categories

Archives