Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gëzim Kelmendi: Kosova “qendër e ekstremizmit”

Gëzim Kelmendi: Kosova “qendër e ekstremizmit”

gezim kelmendi

Katërmbdhjet vite pas luftës,Kosova vazhdon të jetë vatër dhe qendër e ekstremizmit.

Për cilin ekstremizëm e kam fjalën?
Për “Ekstremizmin Laik”.
Edhe pse neni i 8 e Kushtetutës së Kosovës e definon Kosovën “Shtet laik dhe neutral ndaj çështjeve të besimeve fetare”,pikërisht në emër të kësaj shkelen të drejtat themelore të qytetarëve të besimit islam.
Kur jemi te neni “8” mos të harrojme se këtu kemi dallime të mëdha brenda vet këtij neni:
Në gjuhën shqipe: Kosova-shtet laik
Në gjuhën serbe: Kosova-sekularna drzava
Në gjuhën angleze:Kosova sekular state

Dallimet janë shumë të mëdha në mes konceptit laik dhe atij sekular.
Megjithatë,nëse i referohemi edhe varianit të parë”laik”askush nuk guxon që në emër të laicizmit të diskriminoj besimtarët muslimanë dhe të shkel drejtat themelore të tyre.
Ngase qartë është e definuar në nenin “8” se Kosova është neutrale ndaj fesë,e jo kundër fesë.
Kosova vazhdon të jet vendi i vetëm në Europë,ku vajzat përshkak të mbulesës largohen nga shkollat e tyre obligative.
Kosova vazhdon të jet i vetmi vend në Europë ku nxënësit nuk mësojnë “mësim -besimin”në shkollat e tyre.
Kështu,Kosova vazhdon të jetë e vetmja qendër e “ekstremizmit laik” ne Europë.
Ata që marrin guximin qe në emër të “laicizmit” të shtypin liritë fetare,nuk janë tjetër vetëm se “Ekstremista laik “ne kuptim të plotë të fjalës.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi/kohaislame

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dr.Shefqet Krasniqi:Albin hajde në xhami

Categories

Archives