Saturday, 23/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gështenja – I pëlqeni ? Ja dobitë e tyre

Gështenja – I pëlqeni ? Ja dobitë e tyre

Gështenja

Gështenja është një bimë mjaft e përhapur jo vetëm në Evropë por edhe në vendin tonë.
Falë përbërësve të saj përdorimi i gështenjës në mjekësinë popullore është i njohur dhe mjaft i përhapur. Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike.

Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta. Gështenjat përdoren të freskëta, të ziera, të pjekura ose të përpunuara.
Kokrrat e gështenjës, të ziera a të pjekura, kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen dhe të ushqimeve të tjera, duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes.

Përdoren me efekt të mire në rastet e heqjes së barkut ose diarresë.
Veçanërisht këshillohen për fëmijët e vegjël disavjeçarë, për të normalizuar procesin e tretjes, kur karakterizohet nga mjaft çrregullime.

Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mire si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësues të kollës.

Çaji me gjethet e gështenjës ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak, si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçërisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut.
Ndikon edhe për uljen e temperaturës.

Categories

Archives