Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gazeta franceze: Mursi personaliteti më i fuqishëm i vitit

Gazeta franceze: Mursi personaliteti më i fuqishëm i vitit

Gazeta franceze “Le Mozce News” vlereson presidentin egjiptian, duke permendur atributet te cilat e bejne ate te dalluar:

mursi gazeta franceze

1 – Qëndrueshmëria e paepur ndaj protestave të dhunshme që shpërthyen në Egjipt, të iniciuara nga mbeturinat e  regjimit diktatorial të Mubarakut.

2. Qëndrueshmëria burrerore e Mursi, përballë shtetit të thellë (grusht shtetit), i la pa fjalë kundërshtarët e tij.

2 – Me gjithë kushtet e rënda, ndërmori disa projekte afatgjata dhe madhështore, si ai i zgjerimit të kanalit të Suezit, i cili do i sillte vendit 100 miliardë të ardhura në vit, në vend të 3 miliardëve aktualë.

3 – Projekti për zhvillimin e bujqësisë, sipas të cilit brenda tre viteve, Egjipti do ta siguronte prodhimin e bukës në vend, pa pasur nevojë për të importuar drithëra.

4 – Projekti për prodhimin e avionëve luftarak, në bashkëpunim me Brazilin dhe  Turqinë.

5 – Projekti i aeroplanit ambulancë, për transportimin e të aksidentuarve nga aksidentet rrugore.

Sipas gazetës, të gjitha këto projekte dhe hapa zhvillimi, bëheshin në kushte tepër të vështira dhe tensione të mëdha. Të njëjtat sfida po përjeton dhe qeveria e Sisit, por në kundërshtim me të parën, ajo duket krejt e hutuar dhe e pa orientuar.

Ajo që e bën Mursin personalitetin më të fuqishëm të vitit, është vendosmëria e tij legjendare për të mos hequr dorë nga legjitimiteti i tij. Edhe pse iu ofrua mundësia e largimit nga Egjipti, ai refuzoi të heqë dorë nga ëndrra e revolucionit të 25 Janarit dhe ëndrra e atyre që i besuan votat.

Në fund, gazeta thotë se të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e saj, e mbeshtetin fuqishem me respekt madhështor. Bazuar në këtë ai u zgjodh dhe personaliteti më i fuqishëm i vitit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ronaldo: Lironi nga akuzat djalin shqiptar (Video)

Categories

Archives