Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gati projektligji për sigurime shëndetësore

Gati projektligji për sigurime shëndetësore

projektligji

Projektligji për Sigurime Shëndetësore është gati për t’iu dorëzuar Qeverisë së Kosovës. Grupet punuese të Ministrisë së Shëndetësisë i kanë përfunduar të gjitha punët, ndërkaq ky projektligj, për dy javë, do të jetë në diskutim publik, në mënyrë që gjithsecili të japë mendimin lidhur me këtë dhe pastaj të kalojë në ekzekutiv, transmeton KTV.

 

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, është i bindur se ky projektligj nuk do të kthehet prapa ngase, sipas tij, ka garantues të shumtë, si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë. Ministri Agani ka thënë se me këtë ligj, pas miratimit në Kuvend, do të përfitojë më së shumti qytetari i Kosovës dhe do të përmirësohen dukshëm  shërbimet për të gjithë ata. Ai ka folur edhe për përmbajtjen e këtij projektligji.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rina mbetet jashtë shkollës për shkak të shamisë

Categories

Archives