Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gataloviq: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kurrë nuk i kanë takuar Kosovës!


Gataloviq: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kurrë nuk i kanë takuar Kosovës!


Në lidhje me kërkesat që iu janë shtruar këshillit Nacional shqiptaro-Amerikan nga deputeti në parlamentin e Kosovës, Lutfi Haziri, që të miratohet një rezolutë për Kosovën Lindore, që komunat Preshevë, Bujanoc në tërësi dhe pjesa rurale e komunës së Medvegjës ti bashkangjiten Kosovës, ndërsa nga ana tjetër komuna e Leposaviqit ti takoj Serbisë, ka reaguar edhe historiani serb Miomior Gataloviq i cili ka thënë se ky rajon i jugut të Serbisë kurr nuk i ka takuar Kosovës.

presheva serbia kosova

“Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kurrë nuk i kanë takuar Kosovës dhe Metohisë, as atherë kur ka qenë kur ka pasë status autonom e as kur ka marrë statusin e Krahinës” ka thënë historiani Miomior Gataloviq.

Deri në vitin 1960, Kosova dhe Metohia ka pasë statusin e rajonit autonom e cila ka pasë pesë rrethe: Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës ka shtuar ai.

“Qeveria kishte vendosë që ti’a heq këtë status dhe ti krijoj 28 komuna dhe atherë ka ardhë deri tek rrumbullaksimi i komunave të caktuara të komunave në veri të Kopaonikut siç janë Leposaviqi dhe Leshaku. Ato janë zgjeruar në kurriz të Serisë qendrore të athershme. Por, kjo është bërë për arsye praktike, sepse njerëzit, kryesisht serbët, që kanë jetuar atje, për shkak të punës kanë gravituar kah Mitrovica” ka sqaruar Gataloviq.

Këto komuna janë edhe me kushtetutë të vitit 1963 kur edhe rajoni autonom i Kosovës ka marrë statusin e Krahinës.

“Shumë serbe e konsiderojnë se kjo është bërë në mënyrë të gabuar, pasi në këtë mënyrë një pjesë e Kopaonikut iu është bashkangjitur Kosovës dhe Metohisë” ka shtuar Gataloviq.

Analistë të caktuar vlersojnë se Beogradi për shkaqe strategjike kurr nuk duhet të heq dorë nga tre komunat në jug të Serbisë qendore. Nëpër teritorin e komunës së Preshevës kalon koridori 10, një autostradë strategjike dhe nëse Presheva i bashkangjitet Kosovës, atherë në mënyrë drastike do të ngushtohet dalja drejt Maqedonisë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Jashari: Skam lidhje me sulmin në incidentin e Dobrosinit

Categories

Archives