Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Gadishulli Arabik ka qenë plot kullota e lumenj!A do rikthehet prapë si ka qenë

Gadishulli Arabik ka qenë plot kullota e lumenj!A do rikthehet prapë si ka qenë

gjelbrim

I Dërguari i Allahut ka folur me një përpikëri të jashtëzakonshme rreth një fakti shkencor që shkencëtarët e kanë vërejtur vetëm para disa vitesh. Ai thotë:
“Nuk do të bëhet kiameti derisa toka e arabëve të kthehet në kullota dhe lumenj.”(Muslimi)

Shkencërisht është vërtetuar se Gadishulli Arabik ka qenë plot kullota e lumenj dhe akoma deri më sot ekzistojnë gjurmët e burimeve të lumenjve. Për këtë dëshmojnë incizimet satelitore që paraqesin qartë një sërë lumenjsh të nëndheshëm (nëntokësor) në Gadishullin arabik. Ndërsa shkencëtarët perëndimorë deklarojnë sipas agjencisë amerikane hapësinore NASA se “incizimet e shkretëtirave të kapura nga radari paraqesin se ky vend ka qenë i mbuluar me siujdhesa dhe lumenj dhe ambienti ka qenë i ngjashëm me atë që e shohim sot në Evropë dhe se do të rikthehet një ditë ashtu siç ka qenë”

Categories

Archives