Friday, 22/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

FYTYRNDRITURIT E SOTIT

FYTYRNDRITURIT E SOTIT

FYTYRNDRITURIT E SOTIT
Po i kalojmë çastet e fundit të Ramazanit, për këtë vit. Çaste që po shkaktojnë kërshëri ndjenjash pikëllimi dhe gëzimi! Po shkon musafiri më i veçant që na viziton gjatë vitit, insha’Allah duke na i lënë Bereqetin?! Të shumtë njohim dhe besojmë se ja kan marrë Bereqetin?! Jo të shumtë njohim që sja kan marrë të njëjtin, dhashtë Zoti të jua mundëson këtyre mos të shkojnë, siç po shkon Ramazani, para se të reflektojnë, të iluminohen, të ndriten me Nurin e Tewbes?! Ah çfarë Nuri përshkon fytyrat e atyre që kthehen, kemi pa fytyra të tilla në Ramazan dhe nuk dyshojmë se Allahu i ka falur dhe do i falë gjithë ata që i kthehen, qoftë edhe në këto çastet e fundit të ndarjes nga ne të Ramazanit. Mos e humbëni shpresen në faljen e Allahut ju që mendoni se keni bere mekate te medha, Allahu i falë mëkatet, të gjithat! Ejani të ngutemi e t’i kthehemi Allahut, vetëm të nisemi, ta bejme hapin sepse me hapin e parë jemi të falur me emër të Zotit.
Mos lejoni të ju kalojnë këto çaste pa reflektu dhe me dalë nesër në Bajram, Fytyrndritur.
Veprat vlerësohen simbas fundit të tyre.
URIME BAJRAMI GJITHË FYTYRNDRITURËVE

Hoxhë Husamedin Abazi

Categories

Archives