Friday, 20/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fytyra – hartë treguese për probleme të mundshme me shëndetin

Fytyra – hartë treguese për probleme të mundshme me shëndetin

Fytyra – hartë treguese për probleme të mundshme me shëndetin

Çdo zonë e fytyrës e prekur nga aknet, s’është tjetër veçse një mënyrë sinjalizimi që në trupin tonë ka diçka që nuk shkon. Kjo lloj metode e diagnostikimit të problemeve shëndetësore është qindra vjeçare. Sot, kjo metodë është shumë e shpërndarë në botë dhe konsiston në ndarjen e fytyrës si hartë, ku çdo pjesë e kësaj harte është e lidhur me një organ të caktuar. Ndaj, çdo parregullsi e lëkurës në një zonë të caktuar, na sinjalizon në një X organ, kjo lloj njohurie na ndihmon të identifikojmë problemin tonë në kohë dhe të marrim masa pa qenë akoma tepër vonë.

Nëse keni akne në:

Zonën e ballit (1 dhe 2): Sistemi i tretjes — Duhet të konsumoni sa më pak ushqime të përpunuara dhe të gatshme, duhet të pini sa më shumë ujë dhe të hani ushqime freskuese .

Zonën midis vetullave (3): Mëlçia — Eliminoni alkoolin, ushqimet e yndyrshme dhe bylmetërat. Kjo është zona ku shfaqen paraprakisht alergjitë ushqimore, ndaj kontrolloni përbërësit e asaj që keni ngrënë. Përveç kësaj, bëni çdo ditë 30 min gjimnastikë dhe flini mjaftueshëm gjumë në mënyrë që mëlçia juaj të mund të pushojë.

Zonat anash syve (4 dhe 5): Veshkat — Çdo shenjë rreth syve, përfshi këtu edhe rrathët e zinj, janë shenjë dehidratimi. Pini shumë ujë.

Zonën e hundës (6): Zemra — Kontrolloni presionin e gjakut dhe nivelet e Vitaminës B. Ulni nivelet e ushqimeve pikante, hani më pak mish dhe thithni më shumë ajër të pastër. Pëveç këtyre, mundohuni të ulni kolesterolin, duke eliminuar “yndyrat e këqija” dhe duke i zëvendësuar ato me “yndyra të mira” si Omega 3 dhe 6, të cilat gjinden në arra të ndryshme, avokado, peshk dhe farat e linit. Meqënëse kjo zonë ka pore më të mëdha, kontrolloni make up-in tuaj mos është jo mjaftueshëm cilësor dhe për pasojë mund t’ju shkaktojë probleme.

Zonat e veshëve (7 dhe 8): Veshkat — Përsëri, pini shumë ujë! Shmangni pijet e gazuara, kafen, alkoolin sepse shkaktojnë edhe më shumë dehidratim.

Zonat e mollëzave (9 dhe 10): Sistemi i frymëmarrjes — Nëse pini duhan dhe keni alergji, kjo është zona e këtyre problemeve. Nëse shqetësimi juaj s’është asnjëri nga të dy, atëherë mos e lini trupin tuaj të ketë temperaturë

Categories

Archives