Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Furnizimi dhe vdekja

Furnizimi dhe vdekja

“Ai nuk shtohet e nuk pakësohet.”
Furnizimi i çdo gjallese që ecën mbi tokë i takon vetëm Allahut..(Hud: 6)

Në Kur’an theksohet:
“… Kurse kush ka frikë Allahun, Ai krijon për të një rrugëdalje dhe e furnizon atje ku s’e pret…” (et-Talak: 2-3)Ndërsa i Dërguari i Allahut thotë: “Sikur ju të mbështeteni tek Allahu me një mbështetje të vërtetë, do t’ju furnizonte sikur e furnizon shpendin, del në mëngjes i uritur e ngryset i ngopur’’. Shënon Amedi, Tirmidhiu.Ibën Kajim el-Xheuzi thote:

” Përqendroi mendimet e tua rreth dertit për të cilat je urdhëruar dhe mos i ngarko mendimet e tua për atë që të është garantuar.
Dije se furnizimi dhe momenti i vdekjes janë të garantuara dhe shumë afër. Derisa exheli, momenti i vdekjes nuk të vjen, dije se furnizimi do të vijë.
Nëse Ai nga urtia e Tij të mbyll ndonjë rrugë të furnizimit, të jesh i bindur se nga mëshira e Tij do të hapë ndonjë rrugë më të mirë dhe më të dobishme se ajo e përparshmja.
Mendo rreth embrionit në mitër, derisa është ende gjak i mbledhur, se si nëpërmjet kërthizës i arrin ushqimi i nevojshëm. Pastaj, kur fëmija lind, ajo rrugë e të ushqyerit mbyllet, por i hapen dy rrugë të ushqimit prej të cilave rrjedhin furnizime me më të mira dhe më të këndshme sesa ato më përpara; qumështi i pastër dhe i pijshëm.
Pastaj, edhe këto dy rrugë të ushqimit mbyllen, pas përfundimit të gjidhënies, Allahu i hap katër rrugë të reja të furnizimit. Allahu ia jep dy lloje ushqimi dhe dy lloje pijesh; ia lejon që të hajë kafshët dhe bimët ndërsa i jep të pijë qumësht dhe ujë, ndërsa kësaj i shtohen edhe shumë ushqime të tjera të shijshme.
Pastaj, kur të vdesë, këto rrugë të furnizimit i ndërpriten.
Mirëpo nëse është prej atyre fatlumëve, Allahu i Lartësuar ia jep tetë rrugë të furnizimit, tetë dyer të Xhenetit dhe të hyjë nga cila të dojë ai.
Kështu vepron Zoti i Madhërishëm.
Asnjëherë nuk ia ndërpret furnizimin robit të Tij në këtë dynja, ndërsa këtë ia shumëfishon, që është më e dobishme për robin, duke ia kompensuar.”

Allahu, subhanehu we teala, thotë:

“…Allahut kërkoni nga të mirat e Tij.” (Nisa, 32)

Njëherë një njeri i pasur shkon te një dijetar dhe i thotë:
” Nëse më lejon kam dëshirë që t’i plotësoj me mallin tim të gjitha nevojat tuaja”.

Dijetari ofertës së tij i dha këtë përgjigje:
“E pranoj ofertën tënde,por vetëm me këto kushte: 1.Pasiqë do të plotësosh nevojat e mia, me garanto se nuk do të pakësohet asgjë nga malli yt !
2. Edhe nëse e sheh ndonjë gabim tek unë me garanto se nuk do ta ndërpresësh ndihmën tënde!
Po më dhe garanci për këto që të kërkova do ta pranoj ofertën tënde!”

” Unë nuk mund ta japi një garanci të tillë”, iu përgjigj i pasuri.

Atëherë dijetari i tha:
“Atij, që më jep riskun mua, nuk i pakësohet asgjë nga pasuria. Megjithëse i di të gjitha gabimet e mia nuk ma ndërprenë riskun. Mbi të gjitha Ai është që i jep riskun të gjithëve. Më thuaj tani a është e drejtë që unë ta lë Atë dhe t’i bëhem nevojtar një njeriu të thjeshtë?”

Ibrahimi, alejhi selam, këshilloi:

“…pra kërkoni rriskun tek Allahu, adhuroni Atë dhe shprehjani falënderimin Atij, sepse tek Ai do të ktheheni.” (Ankebut, 17)

Pershtati: Mjekesia Islame

Categories

Archives