Friday, 22/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fuqitë sekrete në kozmos

Fuqitë sekrete në kozmos

Allahu i Lartësuar e ka krijuar kozmosin dhe ka vendosur principe sipas të cilit ai mbahet.Dhe,çdo gjë që ekziston në univers ka principe dhe rregulla sipas të cilave ai funksionon.Gjithashtu edhe njeriu ka nje sistem i cili përgjigjet rolit dhe vendit të tij që i takon në këtë botë.Çdo gjë që është në funksion të prokurimit të të mirave për njeriun,i ka po ashtu rregullat e tij sipas së cilave drejtohet.

kozmosi

I Lartësuari i ka bërë të mundshme dhe reale disa shfaqje (fenomene) në kozmos pa ndikimin e njeriut,ndërsa të tjerat i ka bërë të mundshme dhe reale pas veprimit të njeriut si faktor.Si shembull për të parët marrim ato shfaqje të cilat ia japin njeriut të mirat dhe begatitë e tyre pa kurrfarë kompensimi,siç janë Dielli,Hëna,yjet,era,shiu….Si shembull për të dytët janë shfaqje që realizohen vetëm pasi të përbmushet rjedha shkak-pasojë e ndodhive në Tokë,e kjo do të thotë se nëse parapraktikisht jep mund, do të korrësh rezultat,e nëse mungon angazhimi yt,nuk do të fitosh asgjë.

Kështu p.sh,nëse e punon tokën dhe zgjedh farën e mirë për të mbjella,do të kesh të korrura të leverdishme.Por, nëse nuk e punon tokën si duhet,duke e lënë pa levruar dhe punuar,atëherë nuk do të kesh gjë prej saj.Po ashtu,për të arritur deri te vendet ku gjinden mineralet dhe xehet në thellësitë e maleve ,duhen hapur miniera për të arritur deri tek kjo pasuri.I njëjti rast është edhe me shfaqjet e tjera në jetë d.m.th.,duhet t’i bësh të gjitha parapergaditjet për të arritur deri te rezultati.

Kjo që u tha më parë ka të bejë me boten e popullatës njerëzore.Mirëpo,përveç njerëzve ekzistojnë edhe disa krijesa të tjera në botën e të cilave nuk vlejnë rregullat dhe principet që vlejnë për njerzitë.

Për xhinin p.sh.,duke pasur parasysh materien nga e cila është krijuar,pra,zjarri,vlejnë rregulla të tjera.Kështu p.sh.,ai është në gjendje të kalojë nëpër mur,të paraqitet në çfarëdo forme tjetër,sepse për të vlejnë rregulla dhe ligje tjera.

Ndërsa melekët jan krijuar nga drita dhe për ta vlejnë rregulla të tjera që u mundësojnë t’i kryejnë funksionet e tyre duke u ngjitur në qiell dhe sërish të zbresin në Tokë.

Sigurisht që e gjithë kjo është e mundur me caktimin e Allahut,themelet e sistemit të cilin e ka vendosur dh i cili vlen në botën e melekëve.Kur bëhet fjalë për materien,arsyes i janë hapur plotësisht fushat e hulumtimit dhe zbulimit të shenjave të cilat Allahu i Lartësuar i ka shpërndarë nëpër sipërfaqen e Tokës.Asryes i është lënë hapësirë që t’i zbulojë këto shenja nëpërmjet shikimit dhe eksperimenteve.Mirëpo,hapësira e arsyes mbaronë (ndalet) të shfaqjet e jashtme materiale në univers,ndërsa gjithë ajo që është jasht kufijve të materies nuk mund të jetë lëndë e hulumtimit për arsyen, por informatat për këtë duhet të merren pre Atij i Cili na ka lajmëruar dhe informuar për këtë botë të padukshme.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Aspekti Kur’anor dhe shkencor i fenomenit mjekësor i cili mahniti shkencëtarët

Gajbi,bota e padukshme,është zonë të cilën i Lartësuari nuk e ka bërë mjet hulumtimi për arsyen.Kështu p.sh.,arsya nuk mund të na lajmërojë për botën e melekëve,e as që mund të na paraqesë pamje dhe forma konkrete të melekëve.Nuk është në gjendje të na tregojë se çfarë sistemi jetese u nenshtrohen,sa jetojnë dhe shumë çeshtje të tjera.

I njejti rast është edhe me xhinët,pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për xhinët që u nenshtrohen urdherave të Allahut apo atyre që nuk u nenshtrohen,që janë shejtanët të cilët nuk i binden ligjit të Allahut.

Arsyeja e njeriut nuk është në gjendje të na ofrojë informata për këto krijesa.Ja se si na jep Allahu i Lartësuar imazhe për tmerrin e vuajtjes së Xhehenemit dhe na njofton për drurin-zekun i cili do të jetë ushqim i banorve të Xhehenemit:’’Ajo është një pemë që mbim në fund të Xhehenemit. Pema (Fryti) e saj është sikurse koka dreqërish.(Es-Saffat,64-65)

I Lartësuari gjatë prezentimit të tmerrit të Xhehenemit është shërbyer me shembullin e kokave të shejtanëve,të cilat,edhe pse askush prej nesh nuk i ka parë me sytë e tij,shkaktojnë të njeriu frikë dhe merzitje.

Në favor të kësaj dëshmon edhe fakti se nëse i angazhon disa piktorë dhe kërkon pre tyre të të bëjnë portretin e shejtanit,secili prej tyre do të prezantojë një version ndryshe të pamjes së shejtanit.Mirëpo,edhe pse versionet e tyre të prezantimit të shejtanit do të jenë plotësisht të ndryshme nga njëra-tjera,të gjitha do të tregojnë se pamja e tij është e tmerrshme dhe e frikshme.

I Lartësuari dëshiron të na prezantojë tmerrin e vuajtjeve të Xhehenemit,prandaj i përdor fjalët’’….sikurse koka dreqërish….’’të cilat kanë për qellim të shkaktojnë rrëqethje dhe mbjellin frikë nga denimi i Allahut në zemren e atij që e lexon.

Tags:

Categories

Archives