Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fuqia mahnitese kapese e buburrecit!!!


Fuqia mahnitese kapese e buburrecit!!!


buburreci
Fotografisti Yu Wu beri kete foto nga afer ku si objekt kishte buburrecin e vogel i cili kishte kafshuar nje dege nderkohe qe me kembe po mbante nje guri. Lokacioni ku ndodhte kjo ishte pershkruar me keto fjale ”pas nje lumi ne Kine”.
Bazuar ne Discovery.com, buburrecat kane aftesine jo vetem te kapin peshen e rende por edhe te bartin peshe qe eshte deri ne 50 here me e larte se pesha e tyre trupore. (1)

Buburreci ne aspektin e mrekullive shkencore na paraqitet në rrëfimin kur’anor i cili rrëfen për Sulejmanin alejhi selam dhe ushtrinë e tij: “E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin. Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: ”O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju vërejtur ”.
(En-Neml :17-18).

*A thua është e mundur që buburrecët të flasin ?
Dikur kjo pyetje nuk ka rënë në fushën e të menduarit shkencor dhe si të tillë kjo pyetje ka qenë e pamundur dhe jo e kuptueshme. Mirëpo, sot në kohën e zhvillimit shkencor, ku është mjaft e zhvilluar shkenca mbi jetën dhe mënyrën e organizimit të jetës së bashkësive të insekteve, është vërtetuar se me të vërtetë buburrecët flasin njëri me tjetrin. Këtë e vërteton shkenca në saje të njohjes së zakoneve dhe ligjeve që mbretërojnë në bashkësitë e tyre. Thonë se buburreci ka gjuhë me një mprehtësi të posaçme.

*Është i vetmi insekt i cili varros viktimën e vet pas kacafytjes. Plotësisht sikur që vepron njeriu.

*Në disa raste mbajnë tubime dhe në të sillen sikur janë duke polemizuar.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mosha më e përshtatshme për t’u martuar

*Buburreci ka mundësi që t’i trullosë insektet tjera më të mëdha se ajo duke ia nxjerrë jashtë një materie të caktuar. Atë ia kullon në gjëndrat e sistemit nervor të insektit të madh dhe e bën të paaftë për lëvizje. Pastaj e pret në pjesë të vogla dhe në këtë mënyrë përgatit ushqimin e dimrit. Nga e gjithë kjo kuptohet se me të vërtetë buburrecët kanë gjuhë me të cilën flasin. Është e pamundur të zhvillohet një rregull me precizitet të këtillë në një bashkësi anëtarëve të së cilës nuk do të kishte gjuhë për t’u kuptuar, gjuhë e cila përfshinë të gjitha sferat e jetës. Pra kështu na paralajmëron Kur’ani se me të vërtetë buburreci ka gjuhë me të cilën flet, me qindra vjet para se ta zbulojë këtë shkenca.

*Nga fjalët e Sulejmanit alejhi selam kur ai u drejtohet buburrecëve… ”hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij” … na jepet njohuri mbi shtëpitë e buburrecëve, gjegjësisht vrimat e buburrecit e cila paraqet mbrojtje të plotë për te, pse ajo është në thellësinë e tokës, e jo në sipërfaqen e saj. Ajo është e përqendruar në një shtresë të drunjve nga e cila bën masë ngjitëse të posaçme sikur karton me cilësi të formacioneve të hekurta që durojnë edhe presionet më të larta. Pastaj e kiton brendësinë e tokës që nuk është lehtë të arrish në shtëpinë e buburrecit, edhe nëse e ndjek atë. Kjo ndodh për arsye se shtëpia e buburrecit ka një numër të madh hyrjesh dhe daljesh. (2)

SubhanAllah cfare krijimi nga Krijuesi i Urte, Allahu teala.

Perktheu dhe pershtati:
Abdurrezak MD
Shaban Idrizi

image_pdf
Tags:

Categories

Archives