Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fuqia e lutjes në eleminimin e pasojave nga syri magjepsës

Fuqia e lutjes në eleminimin e pasojave nga syri magjepsës

lutje
Ebu Abdullah el-Taxhahi ka treguar se njëherë në rrugë e sipër për në haxh, duke shkuar drejt Mekës, kishte hipur mbi një deve të mirë dhe të shpejtë. Në atë karvan ka qenë edhe një njeri i cili u bë i njohur për syrin e tij magjepsës. Ndodhte shumë rrallë që të shikonte dikë, e ai mos të rrëzohej. Në gjysmë të rrugës, dikush i kishte thënë Ebu Abdullahut: “Ruaje devenë tënde nga syri magjepsës i këtij njeriut!” Ebu Abdullahu u përgjigj: “Ai nuk mund t’i bëjë dëm devesë sime”. Ai tjetri i tha një personi tjetër dhe i tregoi atë çka i kishte thënë Abdullahu. Mburrja dhe arroganca e personit me sy magjepsës pritën derisa Ebu Abdullahu ishte zënë me një punë larg devesë së vet, kurse ky ishte afruar te deveja e Ebu Abdullahut dhe e kishte shikuar. Në çast deveja u bë si e tërbuar dhe u rrëzua përdhe. Kur u kthye Ebu Abdullahu, i thanë se personi shpirtkeq e kishte magjepsur devenë. Ebu Abdullahu kishte dhënë urdhër: “Më çoni deri tek ai”. Sapo e kishte parë atë person, Ebu Abdullahu e tha këtë lutje: “Me emrin Suprem të All-llahut, fuqia e të cilit ndal vërsuljen, vendstrehimi i të cilit është i paprekshëm dhe pengesa e të cilit është e pathyeshme, sa më e zjarrtë të jetë flaka kundër ngatërrestarit; kurse me ndihmën e Tij unë e thërras dhe i eleminoj pasojat e syrit të keq magjepsës dhe pasojat e këtilla i kthej mbrapsht mbi sulmuesin dhe mbi atë që e ka më të dashur. (Pastaj e citoi Kur’anin):
“Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
Mandej, herë pas herë drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur”. (El Mulk, 3-4)
Menjëherë pas kësaj kokërdhokët e syve të keqbërësit dolën jashtë gropave të tyre, kurse deveja u ngrit në këmbë e mbrojtur dhe e palënduar.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Magjia me distancë

Categories

Archives