Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fukaratë



Fukaratë

 

Nuk të duhet ai post, ajo pasuri, ajo famë, ajo shoqëri, ajo jetë, nëse prej tyre thith dhe vuan nga stresi dhe ankthi! Lakmoje ta jetosh një jetë që kur t’i gjuhesh krevatit për gjumë, të të zërë gjumi si foshnje, kur t’i çelësh sytë në agun e mëngjesit, të të buzëqesh fytyra që u gdhive gjallë dhe me shëndet, e se nuk ke gajle e ndonjë stres që të pret çdo ditë, kur ta hashë bukën, ta ngopësh barkun si duhet, e jo nga ndikimi i nervave të stresuara të të mbetet në fyt, të mbushesh me frymë e jo të kesh gjoks të ngushtë e shikim të shpërqëndruar nga presionet emocionale, të qeshësh se të qeshet, të shëtitësh se të shëtitet, e jo t’i bësh këto si vaksina kundër neurozave!

Njerëzit sot për materien shitën gjithçka, harruan se shpirtërat janë të etur për: ibadet, meditim, dhikër, lutje e dua, (ruhanijete) ndaj dhe përpara të tjerëve duken të lumtur, zaten, edhe kjo i preokupon ata më së shumti, kurse pas perdeve vuajnë nga ngulfatja dhe sëkëllditë!

A kjo na qenka jetë?! Më thuaj pashë Zotin; ti që m’i lexon këto rreshta! Nesër të këtillët do të vdesin, do t’i lënë të gjitha materiet dhe paratë këtu, ku me to do të kënaqen epshet e të tjerëve, kurse ata do të shkojnë tek bota tjetër pa qetësi e pa para! Vërtetë këta janë të falimentuar, të bankrotuar në thesaret e shpirtit.. Fukaratë!





Kur isha fëmijë dëgjoja se disa nga njerëzit e pasur kryenin vetëvrasje, çuditesha e pyesja: Këto me para a s’munden ta blejnë jetën përjetë?!

Agron Islami





Categories

Archives