Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ftoi,recetat dhe dobite e gjetheve te tyre

Ftoi,recetat dhe dobite e gjetheve te tyre

Ftoi eshte i ushqyeshem: ai permban vitamina A dhe C, sheqerna, pektine, acide, kripera minerale (kalium etj.). Fruti i ftoit eshte i pasur me lende aromatike, qe ia shtojne vleren. Ftoi ka veti rrudhese dhe, per kete qellim, eshte perdorur qe ne kohet e lashta. Perdoret kunder diarrese, dizenterise dhe te vjellave. Perdorim te mire ka ne forcimin e organizmit te pleqve dhe te atyre qe jane ne rekonvaleshence. Rezultate shume te mira jane arritur kunder crregullimeve te lukthit dhe te zorreve, kur ftoi perdoret si caj, i cili ka efekt rrudhes (shtrengues).
Receta: 1-2 kokrra ftoi pastrohen dhe priten ne copa te vogla, te cilat zihen nje ore ne tre eerek litre uje. Lengu i perfituar pihet 1-2 gota ne dite. Kjo kure zgjat 2-3 dite.
Vlere te madhe kane edhe gjethet e ftoit, te cilat perdoren si qetesues kunder nevrastenise, pagjumesise, kunder rrahjeve te shpeshta te zemres (takikardia), kunder kolles se panderprere etj.

Receta: 5 g gjethe te ftoit zihen ne 100 g uje per 10 minuta. caji pihet menjehere.
Lengu i perfituar nga zierja e gjetheve te ftoit perdoret per larjen e syve ne raste kur dhembin.
Farat e ftoit permbajne lende mucilagjinoze e yndyrna. Ato perdoren kunder hemorragjive (gjakderdhjeve), hemorroideve etj. Kane efekt ne rastet e crregullimeve te lukthit dhe te zorreve dhe ndihmojne ne pastrimin e zorreve.
Ne keto raste merren: 200 g fara dhe pasi te shtypen, zhyten ne 100 g uje. Lengu i fituar, pas kullimit, pihet njeheresh. Ky leng perdoret edhe per larjen e plageve dhe per gargara (shperlarje) ne acarimet e grykes.*

Categories

Archives