Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ftoi (Disa dobi mjeksore nga mjeksia profetike)

Ftoi (Disa dobi mjeksore nga mjeksia profetike)

Ftoi (Disa dobi mjeksore nga mjeksia profetike)

Talha bin Ubejdullah , r.a., ka thene: Njehere kur shkova tek i Derguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e gjeta duke mbajtur nje ftua ne dore, te cilin ma ofroi duke me thene: ” Merre kete, o Talha, dhe haje, sepse ky eshte mjet per forcim, i cili perqendron fuqine e zemrese”.

Ftoi eshte peme e familjes se molleve me trung te vogel Cydonia oblonga, e familjes se trendafilit. Me se shumti perdoret i zier dhe si recel. Ftoi eshte i ftohte dhe i thate ne shkalle te ndryshme, varesisht nga shija e tij. Por, ftoi eshte mjet i fuqishem per tkurrje dhe eshte i mire per barkqitje. Ftoi i embel eshte me pak i ftohte dhe eshte me i afert me ftoin e lehte, ndersa ftoi i hidhur dhe i tharte eshte me teper mbylles, i thate dhe i ftohte.
Te gjitha llojet e ftoit e shuajne etjen, ndalin te vjellat, rritin nxjerrjen e urines, ekuilibrojne ndjenjat, sherbejne per sherimin e furunkulave (te thateve) ne zorre, menjanojne te enjturit gjate menstruacioneve, ndihmojne laktacionin (rrjedhen e qumeshtit) dhe rrisin tajitjen e qumeshtit te gjirit, zvogelojne nauzene (ndjenjen e te vjellave) dhe qetesojne lekuren dhe membranen (qelizore).Ngrenia e ftoit pas bukes zbut barkun, vepron si laksativ (pastrues i zorreve), lehteson vrerin dhe koncentrimin e vrerit te verdhe, dhe parapengon ngritjen e avullimeve. Ngrenia e ftoit para bukes vepron si konstriktor (lidhes, shtrengues) i fuqishem.
Ftoi pershpejton gjithashtu kalimin e qullit te ushqimit te tretur dhe te sedimenteve te tjera neper zorre, por ngrenia e tepert e tij mund te shkaktoje dhembje ne zorre dhe te demtoje nervat. Ngrenia e ftoit te zier vepron si shtrengues (lidhes) i lehte dhe eshte me i kendshem per bark. Hapja e vrimes ne ftua, heqja e farave dhe mbushja e tij me mjalte dhe me argjile te paster natyror dhe pjekja ne hi te nxehte (pastaj perdorimi i tij) per sherim e ben ftoin elektuarium.*
Një shkrim tjetër i dobishëm  Metodat për pastrimin e zemrës nga brengat

Categories

Archives