Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ftohja dhe kolla

Ftohja dhe kolla

FTOHJA:

Ftohja është një sëmundje virale e njohur që prek hundët në pikë të parë, duke shkaktuar sekrecione të hundëve, të cilat në fillim të prekjes nga sëmundja janë të lëngshme, pastaj trashen në formë të gëlbazës së thatë që anon nga ngjyra e verdhë.

Prej simptomave të ftohjes është teshtima e shpeshtë, pezmatimi i fytit dhe kolla.Ilaçi për ftohjen:Ilaçi më i mirë për ftohjen është mjalti i bardhë dhe dylli i bletës. Dyllin e bletës e mban në gojë si çëmçakëz, kurse mjaltin e përdor në këtë mënyrë: një lugë mjalt e tret në një gotë ujë të vakët bashkë me një lugë uthull molle, dhe e pi tre herë në ditë. Kjo përzierje vepron në zbutjen e simptomave të ftohjes dhe në shërimin e shpejtë të saj.
Avulli i bimës manxuranë është gjithashtu shumë i dobishëm për rastet me ftohje.
I këshillojmë të sëmurët me ftohje që të qetësohen në shtrat, të hanë supëra të ngrohta dhe të konsumojnë qepë e hurdhër për shkak se ato përmbajnë lëndë pastruese të sistemit të frymëmarrjes.

KOLLA:

Zakonisht, kolla shoqëron ftohjen ose pezmatimin e fytit apo të kanaleve të mushkrive. Shkaku i saj mund të jetë edhe alergjik.

Për kollën ka disa ilaçe, prej të cilave përmendim:

Lëngun e kamomilit, i cili është shumë i dobishëm për rastet me kollë.

Nga Ilaçet më të mira për kollën alergjike është lëngu i përfituar nga gjethja e frutit Gujava, e cila përmban lëndë antialergjike dhe antimalcim.

Gujava (Guava) është një frut i vogël tropik që mund të jetë i rrumbullakët, oval apo në formë dardhe. Nuk janë edhe aq të zakonshëm kështu që është vështirë të gjenden, varësisht se ku jeton. Por nëse i gjen atëherë ia vlen mundin. Gujava përmbajnë më shumë lisofene, antioksidant që lufon kancerin, se sa cilido frut apo perime tjetër. Guavat përmbajnë lisofene gati për 20 për qind më shumë se domatet. Trupi jonë nuk mund të procesojë shumë nga lisofene që gjenden në domate nëse ato nuk përgatiten. Procesimi ndihmon në thyerjen e mureve të forta të qelizave. Por, struktura qelizore e këtij fruti lejon që antioksidanti të absorbohet pa marr parasysh nëse fruti konsumohet i gatuar apo ashtu si është natyral. E përveç të tjerash ky frutë ofron vlerat ushqyese pa sodium që i shtohet produkteve të procesuara të domateve. Kështu që nëse i gjen… e di çfarë duhet të bësh?

Një shkrim tjetër i dobishëm  Qëndro pranë nënës!

Mjalti i bardhë me lëngun e rrepkës është gjithashtu i dobishëm për mjekimin e kollës.

Për kollën e thatë përdoret lëngu i përfituar nga bima (borage-alkanet), duke marrë një lugë nga lulet e bimës dhe e shton në një gotë me ujë të vluar, pastaj e lë të mbuluar për 15 min, e filtron dhe e pi, tre herë në ditë.

Vaji susam-it përdoret për kollën veçanërisht tek fëmijët, duke lyer me të gjoksin dhe shpinën. Do të ishte mirë edhe pirja e gjysëm luge të vogël prej tij në darkë para gjumit, sepse kjo shpejton sherimin nga kolla, lehtëson nxjerrjen e gëlbazës së formuar në rrugët e frymëmarrjes dhe normalizon frymëmarrjen, me lejen e Allahut.

Pershtati:Mjekesia Islame

Tags:

Categories

Archives