Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Fshihet skandali, Kosova me lodra kancerogjene


Fshihet skandali, Kosova me lodra kancerogjene


femijet lodrat

Importuesit kryesorë të këtyre lodrave thuhet të jenë “Wardem”, rrjeti i supermarketeve “ETC”, “VIVA fresh Store” dhe kompania “SUTI AS”. Dhjetë milionë euro është qarkullimi i dy viteve të fundit nga importi i lodrave.

Lodrat të cilat më së shumti shiten në Kosovë, me çmime rreth 1 euro, biberonët për të porsalindur, makinat lodra nga plastika, kukullat barbi, revolet me ujë… është zbuluar se përmbajnë materie shumë të rrezikshme kimike.

Kjo është vërtetuar në laboratorin e Institutit “Giocattoli Sicuri” nga Roma tash një vit. Ky dokument ka qenë në duart e institucioneve të Kosovës tash një vit, nga të cilat është kërkuar të tërhiqen këto lodra nga tregu sa më parë. Mirëpo, dokumenti i laboratorit italian është mbajtur i fshehtë, derisa biznesi me këto lodra të importuara nga Kina, Turqia dhe Serbia ka vazhduar të qarkullojë milionat në treg.

Gazeta “Zëri” ka siguruar dokumentin, në të cilin radhiten një nga një lodrat dhe produktet tjera të plastikës për fëmijë, që kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të substancave të rrezikshme kimike.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka konfirmuar se këto lodra përmbajnë elemente kimike të rrezikshme të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin e fëmijëve, shkruan “Zëri”.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Këto nuk janë bonbone, por drogë vdekjeprurëse!

Categories

Archives