Friday, 22/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Frytet e tersheres

Frytet e tersheres

tershera

Frytet e tersheres, ndryshe nga ato te dritherave te tjera (me perjeshtim te misrit) jane relativisht me te pasura ne lipide (5%) dhe permbajne proteina (14%), zink, fosfor, magnez, kalcium, Vitamina B1, B2, A dhe E.

Mielli i tersheres ka veti antioksiduese; perben nje ushqim shume te mire per femijet, si dhe per nenat me femijet ne gji, qe nuk kane qumesht ne sasine e duhur.

Tershera eshte nje mjet fuqizues, ndihmon thithjen e ushqimeve, ul presionin e gjakut, qeteson sistemin nervor.

Tershera perdoret si sedative dhe forcuese ne dobesi fizike dhe nervore.

Pengon veprimtarine e rritur te tiroides.

Perdoret ne pagjumesi qe vjen nga lodhja, ne humbje te oreksit.

Perdoret per kure dietike.

Trajton probleme te lekures (psoriazem dhe ekzema).

Si te humbasesh peshe me tershere.
Tershera eshte mjaft e ushqyeshme dhe e dobishme. Ajo na ndihmon te marrim energji dhe te humbasim ne peshe. Fibrat e saj jane te tretshme dhe te japin ndjesine e ngopjes per nje kohe te gjate.
Si ta perdorim per dobesim?
Hapi 1.
Fillojeni cdo mengjes me nje racion tershere. Shtoni qumesht te skremuar, fruta te stines, majlte dhe kanelle (sipas deshires). Kjo do t’ju mbaje me energji dhe te ngopur deri ne vaktin e drekes.
Hapi 2.
Konsumoni gjysem filxhani me tershere para drekes. Kesaj radhe me kos natyral jo me qumesht. Kjo do krijoje pak varjacion dhe s’do te merziteni nga e njejta shije gjithmone. Kosi ndihmon edhe ne tretje te shpejte. Pas kesaj, nje pjate me perime te ndryshme do te ishte ideale per te mbajtur larg urine deri pasdite.
Hapi 3.
Konsumoni perseri gjysem filxhani me tershere para ngrenies se darkes. Do te merrni shume fibra me pak kalori, dhe kjo do ju beje te konsumoni me pak ne vaktin e darkes. Pas kesaj, konsumoni pule ose peshk skare se bashku me nje sallate jeshile. Nje pudding I lhete do te ishte shume mire per ta mbyllur.
Hapi 4.
Konsumoni vetem 900 deri 1,200 kalori per 7 dite para se te filloni kete regjim. Me pas shtojini kalorite nga 1,200 deri 1,300 per 30 ditet e ardhshme.
Hapi 5.
Vazhdoni te konsumoni 2-3 vakte me tershere gjate dites (si vakt ose mes vakt) edhe per 30 dite pasi te keni mbaruar kete regjim. Tershera do te mbaje peshen tuaj nen kontroll pa hequr dore nga ushqimi i zakonshem.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Livando
Tags:

Categories

Archives