Monday, 23/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Frutat (pemet) më të mira për të pastruar zorrën e trashë



Frutat (pemet) më të mira për të pastruar zorrën e trashë

Frutat më të mira për të pastruar zorrën e trashë

Pastrimi i zorrës së trashë është i rëndësishëm për të pasur një sistem të shëndetshëm të tretjes dhe për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë.

Shumë njerëz vuajnë nga problemet me tretjen. Por kur t’i pastroni zorrët, ju do të mund të shmangni një varg problemesh të tilla si fryrja dhe gazrat, dhe do të mund ta kontrolloni peshën më lehtë. Pastrimi i zorrëve është i shëndetshëm edhe për lëkurën.

Ekzistojnë shumë mënyra për detoksikimin e zorrës së trashë, përfshirë edhe ushqimet si spinaqi, bronkolit, qepa, peshku, panxhari, lakra, dhe të ngjashme. Por, nëse jeni admirues i pemëve, atëherë është mirë të dini se cilat fruta janë të mira edhe për këtë gjë.

Avokado

Avokado është e pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat i pastrojnë zorrët dhe pengojnë problemet e tretjes. Acidet omega-3 të saj shërbejnë si lubrifikues për murrin e zorrëve. Të gjitha grimcat e mbetura dhe toksinat ngjiten për to dhe nxirren jashtë.

Mollët

Mollët detoksikojnë zorrët dhe pastrojnë gjërat e dëmshme si dhe metalet e rënda nga organizmi. Mollët janë të pasura me pektinë, për të cilën arsye janë në mesin e frutave më të mira për të pastruar zorrët.

Mjedrat

Mjedrat janë një prej burimeve më të pasura të fibrave nga të gjitha frutat. Ato jo vetëm që janë të mira për zorrët dhe mëlçinë, por janë edhe të mira për të pasur lëkurë të pastër dhe të shndritshme.





Dredhëzat

Dredhëzat janë të domosdoshme për të pastruar organizmin. Ato janë të pasura me fibra dhe vitamina tjera të shëndetshme, andaj duke konsumuar dredhëza ju do të mund të pastroni dhe detoksikoni zorrët në mënyrë “të shijshme”.

Boronicat

Këto fruta mali përmbajnë aspirinë, e cila lehtëson efektet e dëmtimit të indeve pas pezmatimeve kronike. Po ashtu boronica vepron si antibiotik dhe pengon infeksionet bakteriale në traktin urinar.

Grejpfruta

Kjo frutë e lëngshme përmban pektinë, një fibër e tretshme e cila lidhet për kolesterolin në organizëm. Po ashtu ajo pastron gjakun nga viruset e dëmshme. Grepfruta është një prej frutave e cila konsiderohet e shkëlqyeshme për detoksikikmin e zorrëve dhe mëlçisë.

Limoni

Limoni ndihmon pastrimin natyral të organizmit. Ai është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në detoksifikimin e lëndëve të dëmshme në mëlçi.





Categories

Archives