Saturday, 17/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Frutat e llotosit



Frutat e llotosit

200-150_1277810933

Në librin e vet Mjekësia e Pejgamberit, Ebu-Na’imi ka shënuar një hadith, ku thuhet se fruti i jujubit ka qenë gjëja e parë që e ka ngrënë Ademi a.s. kur ka rënë në Tokë.

Në një hadith tjetër, në të cilin përshkruhet druri i lotosit (arab. sidir), i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka parë gjatë mi’raxhit, kur e kanë ngritur për të marrë urdhrat nga All-llahu i gjithëfuqishëm. Ai e ka përshkruar drurin duke thënë se ka gjethe të mëdha sa të veshëve të elefantit, kurse frutat të ngjashëm me ato të jujubit, gjithmonë të pjekura, me bollëk dhe të renditura radhë-radhë si një gjerdan.(1)
Jujubi është anëtar i familjes Rhamnus, drizë e pyjeve me lisa, me trup të shkurtër. Rritet në vise me temperaturë mesatare dhe subtropike, bën fruta si të hurmës që piqen në vjeshtën e vonë.
Fruti i jujubit është i ngjashëm me mushmollën; është i vogël dhe ka tul të errët në të bardhë, hahet i freskët, i thatë ose i ëmbëlsuar. Ndonjëherë bërthama e tij hahet si arrë. Gjethet, lëvorja dhe farat kanë veti tepër të mëdha purgative, ndërsa lëvorja përmban substancën që përdoret në ilaçet laksativë.
Ndër dobitë e shumta mjekësore të këtij fruti(2), ai përdoret në ekuilibrimin e tretjes, ndikon në punën e zorrëve, e mbështjell lukthin, e ekuilibron karakterin e vrerit të verdhë, e ruan trupin, e shton oreksin, prodhon mukus dhe ndihmon në rrallimin e dijaresë të shkaktuar nga karakteri i nxehtë i qeses së vrerit dhe të vrerit të verdhë.
Fruti i jujubit tretet ngadalë dhe dëmi i tij mund të kompensohet duke ngrënë hoje mjalti. Megjithatë, përkundër dëmit, ai do t’i ketë gjithmonë pasojat e veta në zorrë dhe në ekuilibrimin e karakterit të vrerit të verdhë.
Fruti është i ftohtë dhe i thatë, megjithatë mjekët kanë mendime të ndryshme. Kështu, disa prej tyre thonë se ai është pak i lagësht ose i thatë, ndërsa ne mund të themi se niveli i lagështisë së tij është i ftohtë dhe i lagësht dhe se thatësia e tij është e ftohtë dhe e thatë.





1. Buhariu, 6/218.
2. Fruti i jujubit është i pasur me vitaminë C dhe mund të bëhet lëng i pijshëm.

MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi