Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Frika(ankthi)



Frika(ankthi)

Frika(ankthi) nuk është gjë tjetër, veçse një problem i vogël me përmasa gjigante të trishtimit, për të cilën jemi të sigurt se mund të shërohet. Ajo mund të ketë filluar nga një moment i pësimit të një traume psikologjike, por, në vetvete, frika është rezultat i frymëmarrjes në mënyrë të gabuar. Kjo mund t’ju duket vetëm një teori e thjeshtë, por secili në rastet e ndjenjë se frikës, frymëmarrjen e ka pasur të çrregullt. Frika është një problem i vërtetë për shumë njerëz, është një shqetësim, një emocion i pakëndëshëm, i cili shkaktohet nga besimi se dikush apo diçka është e rrezikshme, mund të shkaktojnë dhimbje, ose një kërcënim. Ndjenja e frikës ju shoqëron gjithnjë dhe çdo rast, ajo bëhet shqetësuese vetëm kur ju prish balancën tuaj të drejtëpeshimit jetësor, me fjalë të thjeshta ju prish rehatinë tuaj jetësore.

Frika është një nga emocionet më të fuqishme. Ajo ka një efekt shumë të fortë në mendjen dhe trupin tuaj, duke krijuar sinjale të forta të reagimit. Po jo vetëm situatat tmerrues u shkaktojnë frikë, gjithashtu frika është pjesë e juaj edhe kur ju ballafaqoheni me ngjarje jo të rrezikshme, si provimet, të folurit në publik, një punë e re, një datë, apo edhe një aheng. Kjo është një përgjigje e natyrshme për një kërcënim i cili mund të jetë ose jo real.

Frika mund të zgjasë një kohë shumë të shkurtër, por mund të zgjasë edhe shumë gjatë, duke ju shkaktuar juve një parehati të papërballueshme emocionalisht, e cila do ndikojë pastaj tek aftësitë tuaja, të ngrënit, gjumi, koncentrimi apo edhe deri të një situatë që ju do largoheni tërësisht nga shtëpia, puna apo shkolla. E në këtë drejtim, disa njerëz bëhen të zhytur plotësisht në frikë dhe duan në ç’do mënyrë që t’i shmangen situatave frikësuese apo shqetësuese. Kjo mund të duket e vështirë për ta zgjidhur, por ka shumë mënyra për të bërë atë. Ju mund të mësoni të ndjeni frikë dhe ta përballoni atë, në atë mënyrë që ajo nuk do  t’ju ndalojë nga të jetuarit normal. Ky është një lajm i mirë, sepse figurativisht çdo gjë në mes të frikës dhe për rreth saj, nuk është duke ndodhur asgjë, vetëm se truri si rezultat i përjetimeve nga e kaluara është duke xhiruar filma. Vetëm duke e ditur se çfarë ju bën të frikësoheni, mund të jetë hapi i parë i zgjidhjes se problemeve me frikën. Aspekti i njohjës së problemit ju mundëson edhe hapin e parë drejt zgjedhjes.