Monday, 22/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Francë, qindra protestues në pranga: Duam punë, jo martesa gay


Francë, qindra protestues në pranga: Duam punë, jo martesa gay


duam puneQindra e mijëra njerëz morën pjesë në protestën e fundit në Paris kundër draftit, i cili pritet që të legalizojë martesat mes individëve të të njëjtit seks në Francë.

Policia u desh të ndërhynte dhunshëm ndaj protestuesve në sheshin Champs-Elysees, ku shkopinj dhe gaz lotsjellës u përdorën për të shpërndarë turmën.

Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, ka konfirmuar se janë bërë me qindra arrestime. Senati francez po përgatitet që të diskutojë muajin e ardhshëm draftin për martesat gay, pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit e ka kaluar tashmë.

Të dyja dhomat e senatit francez dominohen nga partia dhe aleatët e presidentit Francois Hollande. Sondazhet tregojnë se mbështetja e francezëve ndaj martesave gay po vjen gjithnjë e në rënie.

Protestuesit, nga ana tjetër, mbanin pankarta në duar që shkruanin: “Ne duam punë, jo martesa gay”. Policia e ka bllokuar sheshin Champs Elysees, por një grup protestuesish arritën që të depërtonin drejt tij, duke iu afruar pallatit presidencial.

Gjithsesi, forcat e policisë arritën ta shpërndanin turmën, duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Identifikohet vrasësi i 12 ushtarëve në Uashington

Categories

Archives