Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

FOTO Zhernovski: A fshihet dalje sekrete nga Parlamenti nën gërmimin përball “Bristollit”?


FOTO Zhernovski: A fshihet dalje sekrete nga Parlamenti nën gërmimin përball “Bristollit”?


Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i pyet ministrat për transport dhe lidhje dhe për punë të brendshme, Gordana Jankulloska, se a e din që përball hotelit “Bristoll”, fshihet një dalje sekrete evakuacioni nga parlamenti i Maqedonisë.

zhernovski

“Pyesim ministrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski, se a ka pasur njohuri që para fillimit të ndërtimeve se ekziston një objekt i tillë i nëndheshëm? E pyesim ministren për punë të brendshme, Gordana Jankullovska, se nëse kanë pasur njohuri rreth kësaj, a ka qenë kjo arsyeja që të dërgojë një ushtri të tërë?”, shkruan në deklaratën e Komunës Qendër.

Zhernovski, gjithashtu pyet ministren Jankullovska se çfarë dëshirojnë që të fshehin me këtë polici të rritur?

“Theksoj se para dhjetë ditëve, si kryetar i komunës, por edhe si qytetar, kam dërguar letër të hapur deri te ministrja Jankullovska me pyetjet se pse qendra e Shkupit gjendet nën rrethim policor. Deri më sot, nuk kam fituar asnjë përgjigje nga ministrja e punëve të brendshme”, thuhet në deklaratën e komunës Qendër.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ditet e hixhames ne Zvicer!!! (Foto porosi)

Categories

Archives