Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Formimi i karakterit të shkëlqyer tek femijët


Formimi i karakterit të shkëlqyer tek femijët


karakteri tek femijetFormimi i karakterit të shkëlqyer tek femijët

Fëmijët janë një amanet i shenjtë, i lënë nga Allahu në duart e prindërve.
Ne besojmë se çdo fëmijë lind në një gjendje pastërtie dhe janë prindërit e tij dhe më vonë, edhe ndikimet e shoqërisë që do të përcaktojnë në pjesën më te madhe se ç’lloj njeriu do te bëhet kur të rritet.
Është e qartë se janë kryesisht prindërit ata të cilët përcaktojnë nëse fëmija i tyre do të bëhet me karakter të shkëlqyer apo jo.
Çdo prind dëshiron të rrisë fëmijë fisnikë, të mirë në çdo drejtim, por shumë njerëz nuk dinë se si ta arrijnë këtë objektiv në një mënyrë frytëdhënese.
Për realizimin e këtij qëllimi ka dy kushte kryesore:

  • -Prindërit duhet të njohin ligjet e të mësuarit , nëpërmjet të cilave zhvillohet karakteri apo personaliteti i fëmijës.
  • -Prindërit vetë duhet t’i posedojnë këto vlera të larta, të cilat do të shërbejnësi bazë për dhënien formë të karakterit të fëmijëve të tyre; këto vlera të larta janë vlerat tradicionale e të gjithë feve të botës dhe fëmijët duhet të rriten duke kuptuar përgjegjësinë e tyre para Zotit, në mënyrë që kur të rriten të bëhen të mirë dhe të drejtë bë çdo aspekt.

Duke kombinuar këto dy aspekte të domosdoshme të zhvilimit të karakterit, prindërit do të jenë të afët t’u japin sjelljen që dëshirojnë fëmijëve të tyre dhe t’i bëjnë ata individë të shkëlqyer në këtë botë dhe në ahiret.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr. Rexhep Etemi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Buzëqeshja, a e zgjat jetën?
Tags:

Categories

Archives